array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena mediale për shkëputjen e kontratës mes presidencës dhe William Walker

Deklarata

Disa media kanë raportuar se kontrata e presidencës me Fondacionin e ish-shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, është shkëputur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

Media

Vlerësimi

Rrenë

E vërteta është se kontrata nuk është shkëputur por skadon këtë muaj, sipas afateve të parapara në vetë këtë kontratë.

Artikulli

Disa media kanë raportuar se kontrata e presidencës me Fondacionin e ish-shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, është shkëputur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

Portalet Gazeta Express, Insajderi, Infokus e media të tjera raportuan se kjo kontratë u shkëput ndonëse afati i saj ishte deri më 31 dhjetor, por që kishte mundësi vazhdimi.

Më pas, U.D Presidentja, Osmani mohoi një gjë të tillë.

Ajo përmes një reagimi në Facebook kishte thënë se kontrata nuk është shkëputur por se do të skadojë këtë muaj.

“E pabesueshme se deri në çfarë niveli të ulët shkojnë dezinformatat lidhur me ngjarje publike në vendin tonë. Për shembull, sot thuhet se unë kam “shkëputur kontratën me z. William Walker”. E vërteta është se kontrata nuk është shkëputur por skadon këtë muaj, sipas afateve të parapara në vetë këtë kontratë. Po ashtu nuk ka pasur asnjëherë kontratë me personalisht z. William Walker”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook.

Osmani përmes këtij postimi ka thënë se ka pasur edhe një takim me përfaqësuesin e fondacioni Walker në Kosovë, Hasan Salihu.

“Ka pasur një kontratë me fondacionin e udhëhequr nga drejtori ekzekutiv z. Hasan Salihu e cila mbanë emrin Fondacioni Walker. Presidenca është njoftuar nga fondacioni, në një takim zyrtar në presidencë më 17.11.2020, që asnjë cent nga kjo pagesë nuk i dërgohet personalisht z. William Walker”, ka thënë Osmani.

Osmani më tej se ka treguar se presidenca ka shprehur gatishmërinë që të mbetet në kontakt me Walker.

“Z.Salihu, asnjëherë nuk është përgjigjur në këtë gatishmëri tonën”, kishte thënë Osmani.

“Poashtu, me qëllim që të shohim mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë, ne kemi kërkuar raportet e punës për periudhën e deritanishme për të kuptuar natyrën e shërbimeve të ofruara. ASNJË RAPORT NUK ËSHTË DORËZUAR dhe asnjë dokument pune lidhur me këtë kontratë nuk është gjendur në Presidencë. Ne kemi kërkuar raporte pune në veçanti për muajt nëntor e dhjetor, ashtu siç parashihet në nenin 6 të kontratës por asgjë nuk është dërguar deri më tani”, ka deklaruar ajo.

KALLXO.com kishte raportuar se kjo kontratë ishte lidhur në muajin gusht për këshilla profesionale të ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

7 mijë euro neto në muaj paguhej ky Fondacion për konsulencat që do t’ia japë presidentit Hashim Thaçi.

Plot 35 mijë euro ka kushtuar kontrata për këshilla mes organizatës “Walker Foundation” dhe Presidencës.

Kontrata mes Hashim Thaçit dhe William Walker ka qenë kontratë e negociuar, që do të thotë se nuk ka pasur fare thirrje publike, por palët janë marrë vesh për nënshkrimin e saj.

“Kryerësi i shërbimeve, në cilësinë e të angazhuarit, me qëllim të zbatimit të kompetencave kushtetuese të presidentit, do të ofroj ekspertizë të avancuar, në çështjet që përfshijnë por nuk kufizohen, si në vijim: Përfaqësimi i Republikës së Kosovës brenda dhe jashtë, zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me shtete të tjera…”, janë disa prej detyrave që Fondacioni i themeluar nga Walker ka për detyrë t’i kryejë në shërbim të presidentin Thaçi.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian”.