array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(7) "?level="
  }
}

I dyshuari për vrasjen e 18 veçares në Ferizaj, Dardan Krivaqa

Rrena mediale për rrahjen e Dardan Krivanqës nga të burgosurit

Deklarata

Dardan Krivaqa u rrah nga të burgosurit e tjerë në paraburgim

Mediat

Vlerësimi

Lajmi për rrahjen e Krivaqës nga të burgosurit e tjerë që janë në Qendrën e Paraburgimit është demantuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës. Sipas tyre, Krivaqa është në karantinim dhe po qëndron i vetëm në dhomë dhe nuk ka asnjë kontakt me të burgosurit e tjerë.

Artikulli

Disa media online kanë raportuar se i dyshuari kryesor për vrasjen e Marigona Osmanit është rrahur nga të burgosurit e tjerë në paraburgim.

Por, një lajm i tillë është demantuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, të cilët kanë thënë se Krivaqa është në izolim.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, personi në fjalë pas pranimit në BSL menjëherë i është nënshtruar fazës së karantinimit, ku po qëndron i vetëm në dhomë dhe nuk ka asnjë kontakt me të burgosurit e tjerë”, thuhet në reagim. “SHKK u  bën thirrje të gjitha mediave të kontaktojnë  SHKK-në, t`i verifikojnë informacionet dhe mos të bien pre e dezinforatave të tilla.”

Dardan Krivanqa është i dyshuari së bashku me Arbër Sejdiun për kryerja të veprës penale “vrasje të rëndë”. Të dielën dy të dyshuarit dërguan në Spitalin Rajonal në Ferizaj 18 vjeçaren Marigona Osmani, e cila sipas mjekëve ishte pa shenja jete.

Ditën e nesërme pas ndodhjës së rastit, Policia kishte kapur të dyshuarin e parë, Arbër Sejdiu dhe ishte vënë në ndjekje për të dyshuarin e dytë, Dardan Krivaqa.

Krivaqa dhe Sejdiu, rezultojnë të jenë me precedentë të shumta penale. Krivaqa po konsiderohet i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj, me të cilën ishte martuar pak kohë më parë. Ai ishte dënuar për një incident të ndodhur në dhjetor të vitit 2020.

Krivaqa kishte pranuar fajësinë se i kishte vënë thikën në fyt duke i shkaktuar lëndime të dëmtuarit Z. H., por nuk dihet ende në ky aktgjykim ndaj tij është bërë i plotfuqishëm apo jo.

Dosja e Gjykatës sqaron se i dëmtuari kishte dashur t’i lajmërojë policinë të dyshuarit pasi kishte dyshime që ai po konsumonte drogë, e Dardan Krivaqa menjëherë e kishte kapur për qafe dhe i kishte vënë thikën në fyt duke i shkaktuar gërvishtje në anën e majtë të qafës.

I dyshuari kryesor në rastin e cilësuar si ‘Vrasje e rëndë’, është kapur ditën e martë nga Policia e Kosovës, në rajonin e Ferizajt. Gjykata Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se ndaj të pandehurit Dardan Krivaqa, sipas regjistrit elektronik të lëndëve ka të evidentuara gjithsej dhjetë lëndë, prej tyre nëntë të përfunduara, ndërsa vetëm një është të papërfunduar.

Ndaj dy të dyshuarve, të cilët në gjykatë u paraqiten në ndaras në ditë të ndryshme, gjyqësori ka u ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji. Të dy dyshuarit janë duke u mbajtur në paraburgim.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.