array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena mediale për reagimin e Vjosa Osmanit rreth vdekjes së 26 vjeçarit nga Gjilani

Deklarata

Pasdites së diele, një 26 vjeçar bëri vetëvrasje në konviktin e studentëve ku tani është duke u përdorur për karranitmini e personave të kthyer në Kosovë nga jashtë. Për këtë rast, Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit, nuk ka pasur asnjë reagim deri më tani. Madje, Osamni nuk ju ka shprehur as ngushëllime familjes Musliu për vdekjen e djalit të tyre Agonit.

Arbresh.info

Vlerësimi

Rrenë

Vjosa Osmani, të dielën, në ditën e tragjedisë, përmes një publikimi në Twitter, kërkoi zbardhjen e rastit në fjalë, duke i shprehur ngushëllime familjes. Osmani ka bërë të ditur se i ka përcjell Komunës së Gjilanit telegramin e ngushëllimit. Kjo është konfirmuar edhe nga Komuna e Gjilanit, e cila përmes një komunikate kishte përcjell telegramin e ngushëllimit të kryetares Vjosa Osmani.

Artikulli

Vdekja e 26 vjeçarit nga Gjilani në karantinën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë mes thirrjeve për përgjegjësi dhe zbardhje të rastit, ka përfshirë në polemika e akuza pozitën e opozitën në Kosovë.

Në mesin e reagimeve është kundërshtuar politizimi i ngjarjes, përderisa në këtë mes janë përfshirë edhe raportime të mediave të caktuara.

“Arbresh.info” raportoi të hënën se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, nuk është deklaruar për vdekjen e 26 vjeçarit dhe se nuk i ka shprehur ngushëllime familjes së tij.

Por, Osmani të dielën, në ditën e rastit tragjik, përmes një publikimi në Twitter kërkoi zbardhjen e rastit në fjalë, duke i shprehur ngushëllime familjes.

“Pasdites së diele, një 26 vjeçar bëri vetëvrasje në konviktin e studentëve ku tani është duke u përdorur për karranitmini e personave të kthyer në Kosovë nga jashtë. Për këtë rast, Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit, nuk ka pasur asnjë reagim deri më tani. Madje, Osamni nuk ju ka shprehur as ngushëllime familjes Musliu për vdekjen e djalit të tyre Agonit. Nuk dihen arsyet se pse shefja e Kuvendit nuk ka reaguar gjatë gjithë ditës. Ndryshe nga Osmani për këtë raste pati reagime të shumta kështu duke kërkuar edhe dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia dhe ushtruesit të detyrës së ministrit të brendshëm , Xhelal Sveçla, shkruan Arbresh.info”, thuhet në artikullin e Arbresh.info, me 4 maj 2020, me titullin “Vjosa Osmani asnjë fjalë për vdekjen e 26-vjeçarit”.

Ndërkaq, Osmani më 3 maj 2020 ishte deklaruar për rastin në fjalë.

“E mërzitur të mësoj se një shpirt i ri ndërroi jetë para kohës. Unë i fal ngushëllimet e mia të përzemërta familjes së tij dhe i ftoj institucionet për të hetuar rastin. Ky është një tregim paralajmërues i rreziqeve të fshehura të kësaj pandemie dhe një kujtesë për rëndësinë e shëndetit mendor. Ju lutem prisni, ne do ta kapërcejmë këtë”, kishte shkruar Osmani.

Pas raportimit ka reaguar edhe vetë kryeparlamentarja Vjosa Osmani, e cila këtë e ka quajtur shpifje në kohë pandemie e tragjedie.

“Kosova dje humbi një të ri të shkëlqyeshëm, i cili me punën e zellin e tij ndaj mësimit e bënte krenar familjen, ndërsa nesër do ta bënte krenar edhe gjithë Kosovën. Ende pa u qartësuar rrethanat e vdekjes së tij, medie të caktuara, për fat të keq, ngarendin pas shpifjeve e dezinformatave, duke ia shtuar kështu dhimbjen familjes dhe secilit njeri racional që sot e ka vendosur njerëzoren mbi politizimin dhe bashkëndjesinë me familjen mbi keqpërdorimin e rastit për arsye politike”, ka shkruar ajo në Facebook, mbrëmjen e së hënës.

Osmani ka përmendur reagimin e saj të një dite më parë, si dhe ka bërë të ditur se i ka përcjell Komunës së Gjilanit telegramin e ngushëllimit.

“Por, atyre që dëshirojnë politizim e keqpërdorim edhe në raste të një tragjedie të tillë të rëndë për familjen e për gjithë vendin, nuk u intereson e vërteta. Më të rëndësishme për ta janë disa klikime të fituara mbi shpifje e sajesa në kohë pandemie, sesa e vërteta”, thuhet në publikimin  e saj.

Ndërkaq, edhe Komuna e Gjilanit përmes një komunikate kishte përcjell telegramin e ngushëllimit të kryetares Vjosa Osmani.

Të dielën një person ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë nga një prej konvikteve në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Viktima është 26-vjeçar nga Komuna e Gjilanit.

Konviktet në Qendrën e Studentëve janë shndërruar në karantinë që nga paraqitjet e rasteve të para të të prekurve me COVID-19. të Kosovës, të cilët kanë ardhur nga vendet e jashtme si masë e parandalimit të përhapjes së pandemisë.

“Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian”.