array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Burimi: Facebook

Rrena mediale për publikimin e dokumenteve sekrete nga Wikileaks për Albin Kurtin

Deklarata

“Për herë të parë publikohen dokumente sekrete nga Wikileaks për Albin Kurtin, kjo gjë që u zbulua se çfarë thanë amerikanet për Kurtin do ju ‘tronditë’.

Media

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Ky është lajm i rremë. Në tekst përmenden deklarime të vitit 2007, duke cituar mes tjerash Departamentin e Shtetit dhe portalin kosovar Indeksonline. Nuk ka pasur ndonjë deklaratë të tillë nga Departamenti Amerikan. Por, një lajm i tillë nuk është publikuar as në Indeksonline.

 

Artikulli

Një rrenë mediale është publikuar së fundi me të ashtuquajtura dokumente sekrete që thuhet se i ka publikuar organizata Wikileaks në lidhje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Artikulli është i publikuar në ueb faqen “lajme.buzz”, me titullin “Per here te pare publikohen dokumente sekrete nga Wikileaks per Albin Kurtin, kjo gje qe u zbulua se cfare thane amerikanet per Kurtin do ju ‘trondite’”, në të cilën nuk ka as datë dhe as orë publikimi.

Ndërkaq, i njëjti artikull është shpërndarë në faqen e Facebook-ut të “Der Kosova Albaner”, më 27 shtator të këtij viti.

Në tekst përmenden deklarime të vitit 2007, duke cituar mes tjerash Departamentin e Shtetit dhe portalin kosovar Indeksonline, ku thuhet se “amerikanët e kanë quajtur Kurtin vdekjeprurës”, ndonëse nuk ka pasur ndonjë deklaratë të tilë. As në Indeksonline nuk gjendet titull sikurse i lajmit të portalit “lajme.buzz”.

Burimi: Facebook