array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Oliver Ivanoviq | Foto: BETA

Rrena mediale për ngritjen e aktakuzës në rastin Ivanoviq

Deklarata

Portali ‘Zëri.info’- “Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovë, Sylë Hoxha, ka ngritur aktakuzë ndaj dy ish-policëve të Kosovës, Nedelko Spasojeviq dhe Marko Roshiq, me dyshimin se janë të përfshirë në vrasjen e liderit të SDP-së Oliver Ivanoviqit, më 16 janar 2018, në veri të Mitrovicës”

 

Zëri.info

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli i publikuar në Gazetën Zëri nuk është i saktë meqë lajmi është demantuar nga vetë prokurori i rastit i cili ka thënë se nuk ka aktakuzë për këtë rast.

Artikulli

Prokuroria Speciale e Kosovës ende nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë në lidhje me vrajsen e politikan serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Megjithatë sot portali Zëri.info publikoi  një artikull me titull “Ngrihet aktakuzë ndaj Nedelko Spasojeviqit e Marko Roshiqit, të dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit”.

Në përmbajtje të këtij artikulli thuhet se Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovë, Sylë Hoxha, ka ngritur aktakuzë ndaj dy ish-policëve të Kosovës, Nedelko Spasojeviq dhe Marko Roshiq, me dyshimin se janë të përfshirë në vrasjen e liderit të SDP-së Oliver Ivanoviqit, më 16 janar 2018, në veri të Mitrovicës.

Në ndërkohë KALLXO.com, ka kontaktuar me Prokurorin Sylë Hoxha, i cili mohoi të jetë ngritur ndonjë aktakuzë për rastin në fjalë.

“Jo nuk është e vërtetë, nuk kemi ngritur akoma aktakuzë, kur të ngrisim do të njoftoheni “, tha shkurt Prokurori Special, Sylë Hoxha.

Oliver Ivanoviq, kreu i një partie serbe të Kosovës të quajtur Liri, Demokraci dhe Drejtësi, u qëllua para zyrës së tij më 16 janar dhe vdiq më pas në spital.

Që nga janari i vitit 2018 kur kishte ndodhur vrasja e tij e deri më tani janë arrestuar shtatë persona duke përfshirë edhe zyrtarë policorë.

Organet e drejtësisë janë akoma në ndjekje të Milan Radojiqiq i cili dyshohet të ketë gisht në vrasje.

Dy të arrestuarit për të cilët portali ka raportuar se është ngritur aktakuzë, vazhdojnë të jenë akoma nën hetime.

Ngritja e aktakuzës nënkupton rastet kur pas fazës së hetimeve, Prokurori i shtetit vlerëson se ka prova të mjaftueshme se të dyshuarit kanë kryer veprën penale dhe të njëjtën e dorëzojnë në gjykatë e cila më pas ka për detyrë të vendosë në lidhje fajësinë e tyre.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).