array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Foto: Albin Kurti/Twitter

Rrena mediale për lavdërimin e Kurtit nga kancelari austriak

Deklarata

Media “Konaku Shqiptar (gusht 2021) “Kancelari Kurtz: Nuk kam njohur politikan më të aftë dhe dijshëm se Albin Kurti?”

Media

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Titulli i artikullit dhe përmbajtja e tekstit janë të ndryshme me njëra-tjetrën. Artikulli është referuar te postimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i bërë dy muaj më herët, pas një takimi dypalësh me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. Në këtë postim, askund nuk përmendet “lavdërimi i Kurtit” nga kancelari Kurz, siç potencon kjo media në titull. As Kurz në postimin e tij të 18 qershorit, kur ishte realizuar ky takim “nuk e ka lavdëruar Kurtin” siç ka thënë media “Konaku Shqiptar” në artikullin e saj.

Artikulli

Në median online “Konaku Shqiptar” në muajin gusht është publikuar një artikull me titullin “Kancelari Kurz: Nuk kam njohur politikan më të aftë dhe dijshëm se Albin Kurti?”.

Titulli i artikullit dhe përmbajtja e tekstit janë të ndryshme me njëra-tjetrën. Artikulli është referuar te postimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i bërë dy muaj më herët, pas një takimi dypalësh me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. Në këtë postim, askund nuk përmendet “lavdërimi i Kurtit” nga kancelari Kurz, siç potencon kjo media në titull.

“Takim dypalësh produktiv me kancelarin e Austrisë Sebastian Kurz ku diskutuam marrëdhëniet midis dy shteteve tona. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe rashë dakord për të rritur bashkëpunimin tonë tregtar dhe ekonomik. Vitin e ardhshëm ne do të mbajmë një samit të përbashkët biznesi”, kishte shkruar Kurti më 18 qershor.

Media “Konaku Shqiptar” e ka riaktualizuar postimin e Kurtit në muajin gusht dhe në titull ka publikuar një deklaratë e cila nuk është thënë as nga kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz e as nga Kurti në postimin e muajit qershor, të cilit kjo media iu është referuar.

As Kurz në postimin e tij të 18 qershorit, kur ishte realizuar ky takim “nuk e ka lavdëruar Kurtin” siç ka thënë media “Konaku Shqiptar” në artikullin e saj.

“Ndjenjë e mirë të presim Albin Kurtin sot në Vjenë. COVID-19 ka treguar rëndësinë e partneriteteve të forta ndërkombëtare. Ne do të vazhdojmë punën e mirë mes Kosovës dhe Austrisë”, ka potencuar kancelari Kurz në postimin e tij.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.