array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Rrena mediale për grisjen e marrëveshjes së Uashingtonit nga Vuçiq

Deklarata

Vuçiçit po i del “tym per vesh”. Gris marrëveshjen e Washingtonit, kërkon serbija te mobilizoj ushtrine. Ja arsyeja pse FSK e revoltoi Vuçiçin

Media

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Ky lajm nuk është konfirmuar është i pavërtetë. Raportime të tilla nuk ka pasur as në mediat e Serbisë e as të Kosovës.

Artikulli

Grisja e marrëveshjes së Uashingtonit nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe mobilizimi i ushtrisë së Serbisë si shenjë revolte ndaj ndërtimit të një baze të FSK-së ka qenë një nga lajmet që është shpërndarë në rrjetin social Facebook.

Ky lajm ka qenë i raportuar në  disa uebfaqe apo portale, për të cilat nuk dihet se kush janë pronarët dhe gazetarët.

Titulli i këtij raportimi ka qenë:  ‘Vuçiçit po i del “tym per vesh”, Gris marrëveshjen e Ëashingtonit, kërkon serbija te mobilizoj ushtrine. Ja arsyeja pse FSK e revoltoi Vuçiçin’,

Për raportimin në fjalë nuk ka asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë të vet presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për këtë çështje, por vetëm fjali të cilat përkojnë me titullin e lajmit.

Mirëpo një lajm i tillë nuk është konfirmuar asnjëherë. Raportime të tilla nuk ka pasur as në mediat e Serbisë e as të Kosovës.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.