array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Foto: Kallxo.com

Rrena mediale për datën e zgjedhjeve

Deklarata

Në lajmin “ekskluziv” të publikuar në portalin e Televizionit Publik, thuhet se Presidenti i Kosovës që në përputhje me afatet kushtetuese e ligjore do të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme me datën 8 shtator.

Lajmi

Vlerësimi

Me kos

Gjysma e lajmit doli të jetë i vërtetë, sepse zgjedhjet u shpallën dhe data u caktua. Por, data e publikuar në lajm doli të jetë e pasaktë.

Artikulli

Pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj dhe rënies së qeverisë, kishte filluar debati nëse do të organizohen zgjedhje të jashtëzakonshme apo kishte opsione kushtetuese për të formuar një qeveri të re nga koalicioni PAN. Në mesin e debateve, Televizioni Publik me datën 22 korrik kishte publikuar lajmin se do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme. Madje, ata kanë publikuar lajmin se zgjedhjet do të mbahen me datën 8 shtator.

Sipas lajmit të publikuar në portalin e Televizionit Publik, data për zgjedhjet e ardhshme është konfirmuar nga burime brenda Presidencës së Kosovës.

Në lajmin “ekskluziv” të publikuar nga televizionit publik, thuhet se Presidenti i Kosovës që në përputhje me afatet kushtetuese e ligjore do të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme me datën 8 shtator.

Gjysma e lajmit doli të jetë i saktë, por ishte huqje e datës për mbajtjen e zgjedhjeve.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës kishte marrë vendim që më 22 gusht të mbahet seanca për shpërndarjen e Kuvendit.  Kuvendi ishte shpërndarë me datën 22 gusht edhe pse Presidenti, Hashim Thaçi, përmes një shkrese zyrtare dërguar bartësit të koalicionit fitues të zgjedhjeve të fundit, Kadri Veselit, i kishte kërkuar edhe zyrtarisht koalicionit PAN që të propozojnë kandidatin e ri për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë letër të presidentit Thaçi drejtuar Veselit thuhet se si koalicion fitues që kanë fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë, kanë të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Veseli në përgjigjen drejtuar Thaçit ka thënë që nuk do të ketë mandatarë të tjerë por do të ketë zgjedhje.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrё vendim për shpalljen e zgjedhjeve tё parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës dhe ka caktuar ditën e diel, 6 tetor 2019, datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Në vendimin e nënshkruar thuhet se “duke u bazuar nё pёrgjegjёsitё kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi ka marrё vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës tё mbahen mё 06 tetor 2019”.

Qeveria ka rënë pasi kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e tij më 19 korrik për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).