array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena e Vjosa Osmanit për Paradën e Krenarisë

Deklarata

“Nëse jam në Kosovë do të marrë pjesë, sepse herën e kaluar arsyeja pse s’kam marrë pjesë ka qenë mungesa ime në vend”

Vjosa Osmani

Vlerësimi

Rrenë

Vjosa Osmani nuk e ka mbajtur fjalën. Ajo nuk ka marrë pjesë në paradën e krenarisë me moton “Për kon t’rreh zemra”.

Artikulli

Kandidatja për kryeministre dhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani nuk e ka mbajtur fjalën për pjesëmarrje në Paradën e Krenarisë, e cila është organizuar sot në Kosovë.

Ajo në DebatPernime përballë Jeta Xharrës kishte thënë se nëse do të merrte pjesë në paradë nëse është në Kosovë ditën kur do të mbahet parada, do të marrë pjesë.

“Nëse jam në Kosovë do të marrë pjesë, sepse herën e kaluar arsyeja pse s’kam marrë pjesë ka qenë mungesa ime në vend ”, kishte deklaruar Vjosa Osmani më 28.09.

Por, Osmani nuk ka marrë pjesë në paradën e krenarisë me moton “Për kon t’rreh zemra”, që është mbajtur sot në Prishtinë.

KALLXO.com ka intervistuar mbi 100 kandidatë për deputetë nga partitë politike në vend.

48 prej të intervistuarve kanë thënë se janë për lejimin e martesave në mes të gjinisë së njëjtë, ndërsa 43 kandidatë për deputet nga 100 të intervistuarit u deklaruan se janë kundër. Ndërsa, 9 kandidatë për deputet kanë thënë se nuk kanë pozicion rreth martesave në mes të gjinisë së njëjtë.

Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare u mbajtën më 6 tetor.

Deri më tani fituese e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje me 203 mijë e 052 vota apo 25.49 për qind. Ndërsa, LDK doli e dyta me 197 mijë e 702 vota apo 24.82 për qind të votave. Në këtë rezultat nuk janë numëruar votat e diasporës votat me kusht, me postë dhe të personave me aftësi të kufizuara.