array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}
array(1) {
  [0]=>
  array(9) {
    ["id"]=>
    int(2485495)
    ["url"]=>
    string(30) "https://kallxo.com/krypometer/"
    ["title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["object_type"]=>
    string(6) "custom"
    ["object_id"]=>
    string(7) "2485495"
    ["classes"]=>
    array(4) {
      [0]=>
      string(0) ""
      [1]=>
      string(9) "menu-item"
      [2]=>
      string(21) "menu-item-type-custom"
      [3]=>
      string(23) "menu-item-object-custom"
    }
    ["children"]=>
    array(7) {
      [0]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492490)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=1"
        ["title"]=>
        string(11) "E vërtetë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492490"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [1]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492491)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=2"
        ["title"]=>
        string(23) "Pjesërisht e vërtetë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492491"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [2]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492492)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=3"
        ["title"]=>
        string(6) "Me kos"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492492"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [3]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492493)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=4"
        ["title"]=>
        string(6) "Rrenë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492493"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [4]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492495)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=5"
        ["title"]=>
        string(16) "Rrenë e kryptë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492495"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [5]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492496)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=6"
        ["title"]=>
        string(20) "Qëndrim i ndërruar"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492496"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [6]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492497)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=7"
        ["title"]=>
        string(18) "Hetimet vazhdojnë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492497"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
    }
    ["description"]=>
    string(0) ""
    ["parent"]=>
    string(1) "0"
  }
}

Uran Ismajli - Minister i Shendetsise

Rrena e Uran Ismailit për sigurimet shëndetësore

Deklarata

Uran Ismajli:  Sigurimet shëndetësore do të fillojnë vitin e ardhshëm [2018]. Sigurisht se një sistem aq i madh duhet të testohet, do të fillohet si parafazë për të filluar në të gjithë Republikën e Kosovës në vitin pasues[2019]”, pati thënë  Ismajli.

 

Uran Ismajli

Vlerësimi

Rrenë

Faza e parë pilotuese e sigurimeve shëndetësore që e kishte premtuar Uran Ismajli nuk filloi në vitin 2018, ndërsa e njëjta sipas Ministrisë së Shëndetësisë do të fillojë në vitin 2019. Krypometri e vlerëson deklaratën e Ismajlit të vitit 2017 si rrenë.

Artikulli

Uran Ismajli është renditur në listën e gjatë të politikanëve që kanë premtuar data të ndryshme për nisjen dhe funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore.

Ka qenë viti 2017 kur Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili tha para Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, se në fund të 2018-ës do të fillojë një fazë pilotuese për sigurimet shëndetësore për të vazhduar më pas me implementim të përgjithshëm.

“Sigurimet shëndetësore do të fillojnë vitin e ardhshëm. Sigurisht se një sistem aq i madh duhet të testohet, do të fillohet si parafazë për të filluar në të gjithë Republikën e Kosovës në vitin pasues”, pati thënë  Ismajli.

Dy vjet nga ky premtim Ministria e Shëndetësisë thotë se viti 2018 ka qenë viti i investimeve në spitale, shtim të pajisjeve, ndërtimit të disiplinës, luftimit të korrupsionit.

Tash ata premtojnë që viti 2019 do të jetë viti i funksionalizimit të plotë të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Parafaza për të cilën Ismaili ishte deklaruar në vitin 2017 nënkupton fillimin e rimbursimit të barnave jashtëspitalore si një ndër shërbimet e Fondit për Sigurime Shëndetësore. E kjo fazë, sipas MSH-së pritet të nis në vitin 2019.

“Deri në fund të vitit 2019 do të bëjmë funksionalizimin e plotë të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe nisjen e mbledhjes së premiumeve. Si hap i parë në këtë drejtim, në pjesën e dytë të këtij viti, do të nis edhe rimbursimi i barnave jashtëspitalore, si shërbim i parë i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore”, thuhet në përgjigjen e MSh.

Ministria e Shëndetësisë thotë se  Fondi pritet të jetë rreth 37 milionë euro për vitin 2019.

“Përmes Projektit të Shëndetësisë Kosovare është duke u përgatitur edhe një fushatë informuese për qytetarët për sigurimet shëndetësore, me qëllim që secili qytetar i vendit ta ketë informacione burimore për procesin e sigurimeve shëndetësore, mënyrat si do ta zbatohen sigurimet, përfitimet nga ky proces, sfidat, etj”

Sipas MSh-së deri më tani është bërë kompletimi i strukturës organizative të fondit përshirë edhe emërimin e Bordit nga Qeveria,  trajnimi i stafit,  draftimi i listës se shërbimeve bazike me çmime testuese si dhe finalizimi i formave të raportimit për Institucionet Shëndetësore.

Ministrisë i ka mbetur për të bërë punë ende, në vitin 2019 pritet të kryhen punët që janë parakusht për fillimin e mbledhjes se premiumeve.

Duhet të bëhet plotësim/ndryshimi i akteve nënligjore si dhe procedurave të brendshme administrative,   zhvillimi dhe implementimi i Sistemin e Informimit të Fondit  dhe të E-Recetës, ndërlidhja e SIF-it me Institucionet relevante (Administratën Tatimore të Kosovës, Bankën Qendrore të Kosovës dhe Agjencinë e Regjistrimit Civil), bashkëpunimi më Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK),  para-përgatitja për kontraktimin e shërbimeve shëndetësore,     Finalizimi i Udhëzimit Administrativ për përcaktimin e çmimeve të barnave,  finalizimi i udhëzimit administrativ për testin e varfërisë ,binjakëzimi i fondit me njërin nga institucionet relevante të shteteve anëtare të BE-së,  hapja e shtatë zyrave regjionale të Fondit dhe finalizimi i listës së shërbimeve të kujdesit shëndetësor themelor së bashku me deklaratën përkatëse financiare për vitin fiskal, që do të mbulohen nga Fondi.

Përveç këtyre duhet të bëhet edhe finalizimi i listës se barnave jashtë-spitalore më çmime, të cilat do të paguhen nga Fondi si dhe krijimi i bazës ligjore dhe kontraktimi i barnatoreve.

KALLXO.com vazhdimisht ka raportuar për premtimet e parealizuara për fillimin e funksionalizimit të Sigurimeve Shëndetësore.

https://kallxo.com/ismaili-sigurimet-shendetesore-ne-fund-te-vitit-2018/?fbclid=IwAR2RkUn9Su5Rh9h63c60KIZ-kYScjHZtuBH_tcpUAN7WrHG0V0-CH3CqlEE

Mashtrimet për Sigurimet Shëndetësore

Rrenat për Sigurimet Shëndetësore