array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Hashim Thaçi, President i Kosovës. Foto: Kallxo.com

Rrena e Thaçit për taksën ndaj Serbisë

Deklarata

Hashim Thaçi: “Unë e kam mbështetur taksën që nga fillimi. Është një pozicion i mrekullueshëm i z. Kadri Veseli, kryetarit të PDK-së, që i ka propozuar taksën qeverisë dhe qeveria ka marr pozicionin. Nuk e ka marr flamurin e grumbullimit të votave për taksën, por e ka mbështetur angazhimin e qeverisë për mbrojtjen e këtij vendimi. Unë nuk kam ndonjë pretendim për të grumbulluar ndonjë grusht votash në emër të një patriotizimi të rrejshëm”, është shprehur kreu i shtetit të Kosovës.

 

Hashim Thaçi

Vlerësimi

Rrenë

Pas ndryshimit të qëndrimit për tarifën doganore prej 100% ndaj produkteve serbe, Presidenti Hashim Thaçi po thotë që e ka ‘mbështetur taksën që nga fillimi’. Por, KALLXO.com ka gjetur disa deklarata që Thaçi nuk e mbështet taksën, por kërkon që ajo të pezullohet për t’i dhënë mundësi dialogut. Ai taksën e ka quajtur edhe vendim elektoral, ndërsa në fillim të vitit e kishte hapur edhe debatin për shkrirjen e borës dhe formimin e sllotës.

Artikulli

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi disa herë kishte kërkuar të pezullohej taksa doganore ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Por, tash po thotë se ai gjithmonë e ka përkrahur vendimin qeverisë Haradinaj për vendosjen e tarifës doganore prej 100% për produktet të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Presidenti Thaçi në emisionin “Opinion” në televizionin Klan në Shqipëri, mbrëmjen e së enjtes, ka folur edhe për taksën.

“Unë e kam mbështetur taksën që nga fillimi. Është një pozicion i mrekullueshëm i z. Kadri Veseli, kryetarit të PDK-së, që i ka propozuar taksën qeverisë dhe qeveria ka marr pozicionin. Nuk e ka marr flamurin e grumbullimit të votave për taksën, por e ka mbështetur angazhimin e qeverisë për mbrojtjen e këtij vendimi. Unë nuk kam ndonjë pretendim për të grumbulluar ndonjë grusht votash në emër të një patriotizimi të rrejshëm”, është shprehur kreu i shtetit të Kosovës.

Fillimisht, në muajin janar të vitit 2019, presidenti kishte deklaruar se Kosova është e gatshme që ta shqyrtojë heqjen e taksës ndaj Serbisë.

“Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë, i kam thënë gazetës ‘The Uashington Post’, duke kërkuar që SHBA-ja të marrë rol udhëheqës në koordinimin e inputit ndërkombëtar për Marrëveshjen Paqësore finale që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia”, kishte shkruar presidenti Thaçi në rrjetin social Facebook.

Në paraqitje të tjera publike, presidenti vazhdimisht përsëriste kërkesën e tij që taksa të hiqej, pas sipas tij ky vendim po cenonte marrëdhëniet  mes Kosovës dhe SHBA-së, si dhe po pengonte procesin e dialogut me Serbinë.

“Nuk dua të lejojmë që Serbia të ketë favore për shkak të zhvillimeve, Serbia meriton përtej taksës. Por ne duhet të shikojmë më larg sesa vetëm politikat elektorale”, kishte thënë presidenti Thaçi në një konferencë për media më 21 janar të këtij viti.

Kërkesën e njëjtë, kryetari i shtetit e pati edhe në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, me 6 shkurt të vitit 2019.

“E ardhmja është respektimi i një opinioni dominues i skenës politike për jo heqjen e tarifës por pezullimin e tarifës, ashtu edhe siç është këshilla prej SHBA-së, BE-së, NATO-s, spektrit politik Kosovar, nga shoqëria civile në mënyrë që të hapet rruga për vazhdimin e dialogut dhe të ruajmë partneritetin me SHBA-në dhe BE-në”, tha ai.

Ndër të tjerash, mos heqjen e taksës, Thaçi e kishte ndërlidhur edhe procesin e liberalizimit të vizave.

“Nga BE nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës dhe do të ketë masa që do të jenë shqetësuese për qytetarët e Kosovës edhe pse nuk po dua t’i dramatizoj”, kishte deklaruar Thaçi.

Presidenti sërish insistonte në pezullimin e vendimit ndaj produkteve serbe.

“Unë kam shprehur këshillën time por edhe rekomandimin që të ndodhë një pezullim i përkohshëm”, kishte thënë Thaçi më 13 shkurt të këtij viti.

Presidenti u sigurua që të kërkojë pezullimin e taksës edhe në kuadër të shënimit të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në një intervistë për televizionin Top Channel në Shqipëri, Thaçi kishte thënë se ata që e kanë vënë taksë, duhet edhe ta pezullojnë.

“Natyrisht, ata që e kanë nxjerrur vendimin duhet edhe ta pezullojnë, jo për ta hequr, për t’i dhënë mundësi dialogut”, tha ai.

Por disa muaj më vonë, kreu i shtetit të Kosovës, në samitin e Berlinit  vlerësoi se taksa është vendim legjitim dhe se do të mbetet në fuqi duke ndërruar qëndrim për këtë çështje.

“Taksa është e drejtë e ligjshme. Është legjitime. Nëse Serbia vazhdon me veprime agresive, neve vetëm sa do t’i shtojmë masat dhe do të shkojmë me nivel të reciprocitetit”, tha Thaçi në një konferencë para gazetarëve në Berlin me 29 prill 2019.

Në të njëjtin takim, taksa sërish përplasi krerët e shtetit, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj dhe jo vetëm.

Kryeministri deklaroi se presionin më të madh në Berlin për ta hequr taksën ndaj Serbisë e Bosnjës e ka pasur nga presidenti i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Isha krejtësisht i vetëm. Edhe presidenti edhe Edi Rama, më shumë më bënin presion ata me heq taksën sesa udhëheqësit e tjerë ndërkombëtar. Të gjithë insistojshin të mos humbet ky shans. Insistim, I pandalshëm, në anglisht dhe në gjuhë të tjera”, u shpreh Haradinaj.

Si kundërpërgjigje ndaj Haradinajt, kryeministri Rama tha se homologu i tij po gënjen për presionin e taksës.

Ndërkaq, Haradinajn e demantoi edhe presidenti Thaçi, i cili tha se në Berlin askush nuk ishte I vetëm.

Qeveria e Kosovës në nëntor të vitit 2018, kishte vendosur taksë ndaj produkteve serbe dhe boshnjake fillimisht prej 10 për qind për ta rritur në 100 për qind, pas fushatës që Serbia bëri për mosanëtarësimin e Kosovës në Interpol si dhe për lobimin për tërheqjen e njohjeve.

Në anën tjetër, SHBA-të dhe BE-ja po kërkojnë që të pezullohet taksa në mënyrë që t’i hapet rrugë vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, përderisa shteti fqinj i Kosovës, ka pezulluar negociatat pikërisht për çështjen e tarifës doganore.