array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Arkiv; Presidenti Hashim Thaçi dhe eprorë të FSK-së - Foto: Facebook

Rrena e Thaçit për Paradën e Forcave të Armatosura

Deklarata

Hashim Thaçi: “Ky do të jetë parakalimi i fundit i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në shënimin e përvjetorit të pavarësisë, pasi vitin e ardhshëm ky institucion do të njihet me emrin Forcat e Armatosura të Kosovës”, pati premtuar ish-kryeministri Hashim Thaçi.

Hashim Thaçi

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Forcat e Sigurisë së Kosovës së bashku me njësitë e Policisë parakaluan në sheshet e kryeqytetit me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë. Para katër vjetësh, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga posti i kryeministrit ishte zotuar se FSK-ja më nuk do të parakalojë në shesh me të njëjtin emër, por ato do të shndërrohen në Forca të Armatosura të Kosovës. Ky zotim i Thaçit nuk është mbajtur. Një iniciativë e përkrahur nga Thaçi në vitin 2014 për të bërë FAK-un nuk ishte përkrahur nga LDK-ja dhe VV-ja, meqë në pako ishte përfshirë edhe vazhdimi i mandateve të rezervuara për deputetet e komuniteteve.

Artikulli

Në shkurt të vitit 2014 në paradën e FSK-së, për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ish-kryeministri e tani presidenti Hashim Thaçi kishte paralajmëruar se Forcat e Sigurisë së Kosovës do të ktheheshin në Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Ky do të jetë parakalimi i fundit i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në shënimin e përvjetorit të pavarësisë, pasi vitin e ardhshëm ky institucion do të njihet me emrin Forcat e Armatosura të Kosovës”, pati premtuar ish-kryeministri Hashim Thaçi në vitin 2014.

Në intervistën që presidenti Hashim Thaçi e kishte dhënë në emisionin “Jeta në Kosovë” me 20 tetor 2016, pretendoi se e ka kryer hisen e vet të punës në vitin 2014 lidhur me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.

Në po të njëjtën intervistë kur u pyet për bllokadën e procesit të transformimit të FSK-së, Thaçi pati rikujtuar situatën e prillit të vitit 2014, gjatë së cilës, sipas tij, “partitë që në vitin 2014 ishin në opozitë” se ata janë fajtorë për mos-shndërrimin e FSK-së në Ushtri. Pati aluduar në LDK-në dhe Vetëvendosjen.

Thaçi në fillim të vitit 2017 e kishte bërë një tentativë për të bërë Forcat e Armatosura të Kosovës përmes ndryshimeve ligjore, duke i anashkaluar ndryshimet e nevojshme kushtetuese. Pas shumë presioneve, Thaçi ishte tërhequr nga kjo nismë.

Me 10 mars të vitit të 2017, në një intervistë për RTK-në, Thaçi pati thënë se është i gatshëm të dorëhiqet nga posti i tij nëse iniciativa për FSK-në dështon në Kuvend.

“Nëse kjo legjislaturë nuk e voton themelimin e ushtrisë, në atë moment do të jap dorëheqje… Nuk dua ta udhëheq një vend që nuk voton themelimin e ushtrisë së vet”, tha Thaçi.

Në shtator të vitit 2017, Thaçi pati premtuar se FSK do të transformohej në ushtri në fund të atij viti.

“Dua të shpresoj dhe besoj që do të jetë një proces i planit A, përndryshe ne jemi aty edhe për planin B, por Kosova do ta ketë me planin A ose B ushtrinë e vet deri në fund të vitit”, pati deklaruar Thaci në një intervistë më 22 shtator të vitit 2017.

Për transformimin e FSK-së në FAK përmes ndryshimeve kushtetuese nevojiten edhe 2/3 e votave të komunitetit pakicë, siç quhet ndryshe ‘Shumica e Badinterit’.

Edhe dhjetëvjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës u festua pa Forca të Armatosura të saj.

Kosova Vajton ‘Autogolin’ për Themelimin e Ushtrisë