array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena e Shyqiri Bytyqit për mosndërhyrje në punën e Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Deklarata

Ne nuk kemi bërë asnjëherë ndërhyrje në Agjencinë e Akreditimit, kjo është dëshmuar gjatë dy viteve sa kam qenë ministër. Asnjëherë nuk kam ndërhyrë në agjencinë, e kam krijuar një mundësi të mirë të pavarësisë së agjencinë

Shyqiri Bytyqi

Vlerësimi

Rrenë

Qeveria Haradinaj ka ndërhyrë në punën e Këshillit Shtetëror të Cilësisë në dy raste. Rasti i parë i ndërhyrjes direkte është kur UP-ja është obliguar të zbatojë vendimin e ministrit të Arsimit për rritjen e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë në kundërshtim me vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Ndërhyrja e dytë, edhe pse në mënyrë jozyrtare, ishte në rastin kur kryeministri Ramush Haradinaj kishte reaguar kundër vendimin të KSHC-së për tërheqjen e akreditimeve për tri Universitete Publike.

 

Artikulli

Në ciklin e #DebatPernime, mbrëmjen e sotme ministri në detyrë i MASHT-it, Shyqiri Bytyqi ka deklaruar se asnjëherë nuk kanë ndërhyrë në punën dhe vendimet e Këshillit Shtetërorë të Cilësisë apo Agjencisë së Akreditimit.

“Ne nuk kemi bërë asnjëherë ndërhyrje në Agjencinë e Akreditimit, kjo është dëshmuar gjatë dy viteve sa kam qenë ministër. Asnjëherë nuk kam ndërhyrë në agjencinë, e kam krijuar një mundësi të mirë të pavarësisë së agjencinë”, ka thënë kandidati për deputetë nga radha e koalicionit PSD-AKR.

Ai ka thënë se kanë kërkuar nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë që t’i respektojnë ligjet.

“Ajo çka është kërkuar vazhdimisht nga ana jonë ka qenë që Këshilli Shtetëror i Cilësisë duhet ta kryej punën në bazë të ligjeve që janë në fuqi”, ka thënë Bytyqi para moderatores Jeta Xharra.

 

Bytyqi nuk e konsideron ndërhyrje deklaren e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinja bërë për anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësi.

“Kanë qenë presione të ndryshme, nuk është vetëm nga ana e kryeministrit.  Të kaluarën s’kemi pasur asnjë ndërhyrje zyrtare. Asnjëherë nuk kemi bërë asnjëherë nuk kemi vepruar me penguar punën e agjencionit. Kemi bërë edhe vendime të tjera që tregojnë se s’kemi bërë e s’kemi prekë. Sepse ka qenë iniciativa ime si ministër për të filluar për të pasur një ligj për Agjencinë e Akreditimit”, shtoi tutje ai.

KALLXO.com ka gjetur se të paktën në dy raste kishte ndërhyrje në punën e Këshillit Shtetërorë të Cilësisë nga ana e qeverisë Haradinaj.

Ishte edhe vetë ministri Bytyqi i cili kishte ndërhyrë në punët e KSHC-së.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi më 17 korrik të këtij viti kishte miratuar kërkesën e Senatit të Universitetit të Prishtinës për rritjen e numrit të studentëve të rinj në Fakultetin e Mjekësisë, për vitin akademik 2019/2020 në nivelin Bachelor. Këtë vendim e ka kritikuar Këshilli Shtetëror i Cilësisë duke e quajtur ndërhyrje politike.

Me 26 korrik të vitit 2019, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) kishte vendosur që të mos rritet numri i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, kështu duke e hedhur poshtë vendimin e Ministrisë së Arsimit për këtë çështje.

Në të njëjtën ditë, këshilltari për media i ministrit, Valmir Gashi tha se do të zbatohet vendimi i ministrit Bytyqi që të rritet numri i studentëve në dy drejtime të Fakultetit të Mjekësisë.

“Duhet ritheksuar se ministri Bytyqi ka marrë vendim për rritje të numrit të studenteve në bazë të kërkesës nga Universiteti, njësia akademike dhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe si i tillë duhet të zbatohet”, tha Gashi.

Në shtator, ministri Bytyqi kishte kërkuar nga UP-ja që të zbatojë vendimin e tij për rritje të numrit të studentëve, duke e injoruar tërsisht vendimin e KSHC-së.

“Obligohet Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” gjegjësisht Fakulteti i Mjekësisë, që të regjistrojë studentët e cekur në vendimin me nr.304/-B”, thuhet në vendimin e Bytyqit.

Përkundër faktit që KSHC-ja ka në kompetencë të vendos për numrin e studentëve për secilën program, UP-ja ka vendosur të zbatojë vendimin e ministrit të Bytyqit.

Zbatimi i këtij vendimi të ministrit ishte në kundërshtim me vendimin e KSHC-së.

Ky nuk ishte ndërhyrja e vetme në KSHC.

KALLXO.com pati raportuar se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e kishte kontestuar vendimin e KSHC-së i cili ishte i bazuar në vendimin e ekspertëve.

“Është i pa pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren”, ka shkruar Haradinaj, në llogarinë e tij në Facebook. “Si kryeministër i vendit, e konsideroj të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin. Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate”, kishte shtuar kryeministri në detyrë.

Edhe ministri në detyrë të MASHT-it, Shyqiri Bytyqin në lidhje me vendimin e KSHC-së për tërheqjen e akreditimin për tri universitete publike.

“Duhet me u angazhu por nuk e pranoj faktin që dikush i jep vetes të drejtë që maturantëve e familjeve të varfëra e mesatare, që prindërit e tyre nuk i kanë kushtet me i pru në Prishtinë, e me i lanë ata fëmijë në rrugë. Nëse dikush ka mendu që guxon ta bëjë këtë, ka gabuar, çfarë do profesionalizmi që kanë”, tha Haradinaj.

Huqja e Haradinajt rreth vendimit të KShC-së

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë: Shyqiri Bytyqi dhe Besa Luzha nga koalicioni AAK-PSD, Xhavit Rexhaj dhe Faton Peci nga LDK, Yll Rugova dhe Venera Llunji nga Lëvizja Vetëvendosje, Kujtim Gashi e Sabiha Shala nga PDK dhe Rexho Kojiq e Anesa Çollakoviq, NDS (Nova Demokratska Stranka/Partia e re Demokratike), Vesel Makolli

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).