array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena e Shpend Ahmetit për shkollat e reja në Prishtinë

Deklarata

02.09.2019- “Presim që dikur në tetor t’i tenderojmë..”

Shpend Ahmeti

Vlerësimi

Rrenë

Përveç se nuk e mbajti premtimin për nisjen e shkollave në vitin 2018, Shpend Ahmeti nuk e ka mbajtur premtimin as për fillimin e procedurave tenderuese për këto shkolla në tetor të këtij viti.

Artikulli

Pesë shkolla të reja në kryeqytet ishte paraparë të nisnin në vitin 2018. Në fund të vitit 2019, për këto shkolla nuk ka nisur as procedura e tenderimit.

Shpend Ahmeti, Kryetar i Prishtinës ende nuk e ka realizuar premtimin parazgjedhor se do të ndërtojë pesë shkolla të reja.

Ishte dita e parë e vitit shkollor 2019/20, kur Ahmeti tha se në muajin tetor do të shpallet tenderi për ndërtimin e këtyre shkollave.

“Është dërguar në komitetin ndërministror për partneritet publiko privat dokumentacioni dhe i kanë 30 ditë që të na përgjigjen, sipas planit me Bankën Botërore. Dizajni i shkollave ka përfundu presim që dikur në tetor t’i tenderojmë dhe mund të ju them se do jenë shkollat më të bukura në Kosovë nga dizajni dhe arkitektura që janë bërë. Do të jenë një projekt komplet i ri për Kosovën, nga ato që i kemi parë po flasim për shkolla të standardit evropian”, kishte thënë Ahmeti më 2 shtator 2019.

Tashmë është muaji dhjetor dhe komuna e  Ahmetit ende nuk e ka shpallur njoftimin për kontratë për këto shkolla.

Zyra për media në këtë komunë ka bërë të ditur për KALLXO.com se ende janë në procedurë për shpalljen e këtij tenderi.

“Ndërtimi i shkollave të reja është projekt i partneritetit publiko-privat. Komuna e Prishtinës i ka përgatitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm lidhur me projektin, i cili sipas dispozitave ligjore në fuqi, duhet të miratohet nga Komiteti Ndërministror për PPP. I gjithë dokumentacioni i është përcjellur këtij Komiteti, dhe me të marrë një përgjigje, do të mund të vazhdojmë me procedurat e mëtutjeshme të tenderimit”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në kohën e debatit parazgjedhor të moderuar nga Jeta Xharra kishte premtuar nisjen e ndërtimit të pesë shkollave në vitin 2018.

“I kemi pesë shkolla të reja që fillojnë në vitin 2018 dhe po mundohemi që ta kyçim edhe shkollën e muzikës në këtë projekt që është nënshkruar me Bankën Botërore. Nëse fillojnë do të përfundojnë për 18 muaj. Pesë shkolla fillojnë në 2018”, kishte thënë ai.

Ai ishte bërë pjesë e KRYPOMETRI-t edhe në atë vit.

Pesë shkolla presin Shpend Ahmetin