array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena e Shpend Ahmetit për përfundimin e parkingut nëntokësor

Deklarata

Në emisionin “Pressing” (02.08.2021) – “Ne edhe parkingun nëntokësor besoj se e përfundojmë këtë mandat”.

Në emisionin “Debat Plus” (16.08.2021) – “Parkingu nëntokësor përfundon para përfundimit të mandatit”.

Në televizionin Kanal 10 (29.09.2021) – “Sot e ke parkingun nëntokësor që po bëhet tek Fakulteti Filologjik, në nëntor kryhet, shkojmë bashkë. Jam 100 për qind i sigurtë”.

Kryetari në ikje i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Vlerësimi

Rrenë

Punimet në Parkingun nëntokësor tek Fakulteti Filologjik nuk kanë përfunduar në nëntor të këtij viti ashtu siç ka premtuar Shpend Ahmeti. Kompania “Parking Center” që po kryen këto punime ka deklaruar se puna në pjesën për parkingun nëntokësor pritet të përfundojë në muajin maj të vitit 2022 sipas planit dinamik.

Artikulli

Punimet për ndërtimin e parkingut nëntokësor te Fakultetit Filologjik në Prishtinë kanë nisur në vjeshtën të vitit 2020 dhe kryetari në ikje Shpend Ahmeti ka premtuar se punimet në parking do të përfundojnë në fund të muajit nëntor 2021.

Këtë premtim ai e kishte dhënë në disa debate televizive në muajin gusht dhe shtator.

Në emisionin “Pressing” të televizionit “T7”, më 2 gusht 2021, Shpend Ahmeti deklaroi “ne edhe parkingun nëntokësor besoj se e përfundojmë këtë mandat”.

Gjithashtu, në emisionin “Debat Plus” të televizionit “Dukagjini”, më datë 16 gusht 2021 Ahmeti deklaroi “parkingu nëntokësor përfundon para përfundimit të mandatit”.

Derisa, më 29 shtator 2021 në emisionin “Politiko” në televizionin “Kanal 10”, Ahmeti deklaroi “sot e ke parkingun nëntokësor që po bëhet tek Fakulteti Filologjik, në nëntor kryhet, shkojmë bashkë. Jam 100 për qind i sigurtë”, ka thënë Ahmeti.

Nga kompania “Parking Center” që po kryen punimet te parkingu nëntokësor është thënë se punimet do të zgjasin deri në vitin 2022.

“Punimet sipas planit dinamik janë të parapara të përfundojnë në maj të vitit 2022”, thonë nga kompania.

Sipas të dhënave, ky parking pritet të ketë kapacitet deri në 700 vende për vetura.

Ndërsa, kostoja e punëve për këtë projekt me Partneritet Publiko Privat pritet të shkojë deri në 15 milionë euro.

Punimet në këtë parking janë përcjellë me disa vonesa, së pari pandemia e COVID-19 por edhe qasja e plotë në vendpunishte, që sipas kompanisë është marrë me vonesë.

Arsyeja e mosqasjes se plotë ishte largimi i disa shtëpizave të banorëve të zonës.

Po ashtu, gjatë muajve të verës është punuar me orar më të shkurtë si shkak i temperaturave të larta.

Në këtë zonë kanë punë edhe kompanitë e tjera si KEDS, Ujësjellësi e Posta.

Sa i përket hapësirës publike mbi parking që përfshinë 13 mijë e 990 metër katrorë, pritet të ketë: hapësirë për pushim, hapësirë komerciale, lojë dhe rekreacion, hapësirë për këmbësorë dhe biçikleta, hapësirë edukative dhe për aktivitete kulturore, dhe mbledhja e 150 trungjeve të reja.

Ndërsa, në hapësirën e parkingut nëntokësor me sipërfaqe 23 mijë e 651 metër katrorë pritet të ketë: 700 vend parkingje, prej tyre 600 standarde, 41 për makina elektrike, 33 për persona me nevoja të veçanta dhe 26 për motoçikleta po ashtu do ketë edhe hapësirë afariste.