array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës

Rrena e Shpend Ahmetit për kamerat e trafikut në kryeqytet

Deklarata

Shpend Ahmeti më 24.07.2018- “Në vjeshtë, Komuna e Prishtinës do të fillojë me kamerat e trafikut dhe dënimet automatike”.

Shpend Ahmeti

Vlerësimi

Rrenë

Vetë Komuna e Prishtinës ka konfirmuar se në kryeqytet ende nuk janë vendosur kamerat e trafikut, ashtu siç ishte premtuar nga Kryetari Shpend Ahmeti në vitin 2018.

Artikulli

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, nuk ka të vendosura kamera të trafikut as në vitin 2020.

Vendosjen e këtyre kamerave e kishte premtuar para dy vitesh, kryetari i këtij qyteti, Shpend Ahmeti.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, më 24 korrik të vitit 2018, përmes një statusi në ‘Facebook’, kishte thënë se në vjeshtën e atij viti, nëpër hapësirat publike të kryeqytetit, do të fillohet vendosja e  kamerave të trafikut, për shqiptimin e gjobave për shoferët që shkelin rregullat e trafikut.

Ahmeti, kishte reaguar pasi në Kosovë ishte shënuar rritje e aksidenteve në trafik.

“Në vjeshtë, Komuna e Prishtinës do të fillojë me kamerat e trafikut dhe dënimet automatike. Dënimet do ti mbledhim me përmbarues dhe jemi përkrahës edhe të politikës që të mos lejohet regjistrimi i veturës me dënime të papaguara nga viti i kaluar”, kishte shkruar Ahmeti në ‘Facebook’.

Tash jemi në fillim të vitit 2020 dhe kamerat e trafikut nuk janë vendosur.

Shefi i sektorit për hapësira publike në Komunën e Prishtinës, Habib Qorri, në një përgjigje për KALLXO.com, ka thënë se shpreson që këtë vit të fillohet vendosja e kamerave të trafikut nëpër kryeqytet.

Qorri ka thënë se projekti momentalisht është në procedurën e prokurimit.

“Projektin jemi duke e zhvillu, jemi në procedurën e prokurimit. Tash qysh shkojnë procedurat,  jemi në fillim të vitit dhe po shpresoj. Në fund të vitit të kaluar është shpallja, tash po shpresojmë, sivjet duhet me pasë diçka”, ka thënë Qorri në përgjigjen e tij përmes telefonit.

Qorri ka thënë se fillimisht kamerat do të vendosen nëpër udhëkryqe, për të vazhduar pastaj nëpër pjesë të tjera të qytetit.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).