array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Rrena e Shpend Ahmetit për ‘banesat e standardit’

Deklarata

Përafërsisht e dimë, sepse kjo është bë me anketë, kur i kemi dërgu njerëzit me trokit nëpër derë, kemi pyet kush është këtu, dhe disa prej tyre nuk përkojnë me personat që i kemi në dokumentacion, për gjysmën e tyre i kemi dokumentet dhe kontratat, për disa prej tyre nuk kemi mujt as me i gjet kontratat. Pra ato çka po dojmë me e bo na tash është që me i dhënë drejtim kësaj pune sepse ka skadu edhe afati i ligjit për dhënies në shfrytëzim, pra unë mendoj që shumë shpejt ia u dorëzojmë juve krejt çka kemi na

Shpend Ahmeti

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Komuna e Prishtinës nuk ka dhënë qasje në dokumentet publike, të cilat do të zbardhnin listën e personave që janë duke qëndruar prej vitesh në banesat e Komunës së Prishtinës. Komuna e Shpend Ahmetit e ka obligim ligjor që brenda 7 ditëve të kthej përgjigje në kërkesën për qasje, gjë që nuk e ka bërë. Ahmeti nuk e ka mbajtur as premtimin e dhënë se shumë shpejt do të na dërgojnë dokumentet që i kanë.

Artikulli

‘Banesat e standardit ‘ në Prishtinë, vazhdojnë të shfrytëzohen nga disa familje, në mesin e tyre edhe zyrtarë të partive.

E në komunën e Prishtinës thonë se nuk kanë informacione se kush në fakt është duke i shfrytëzuar ato, për të cilat kishte një përplasje në mes të Ahmetit dhe LDK-së.

KALLXO.com kishte bërë kërkesë për qasje në dokumentet publike në prill të vitit 2019. Komuna e Prishtinës nuk ishte përgjigjur.

E kryetari Shpend Ahmeti, në një përgjigje për KALLXO.com, me 12 qershor të këtij viti kishte premtuar se shumë shpejt do të përcjellë listat që i ka komuna, për shfrytëzuesit e këtyre banesave.

Sipas tij, komuna ka disa lista me emra të personave që i shfrytëzojnë banesat, por Ahmeti ka pranuar se në to jetojnë edhe persona që nuk gjenden fare në lista.

“Përafërsisht e dimë, sepse kjo është bë me anketë, kur i kemi dërgu njerëzit me trokit nëpër derë, kemi pyet kush është këtu, dhe disa prej tyre nuk përkojnë me personat që i kemi në dokumentacion, për gjysmën e tyre i kemi dokumentet dhe kontratat, për disa prej tyre nuk kemi mujt as me i gjet kontratat. Pra ato çka po dojmë me e bo na tash është që me i dhënë drejtim kësaj pune sepse ka skadu edhe afati i ligjit për dhënies në shfrytëzim, pra unë mendoj që shumë shpejt ia u dorëzojmë juve krejt çka kemi na”, kishte premtuar Ahmeti.

KALLXO.com me 3 prill të këtij viti ka dërguar kërkesë zyrtare për t’i parë këto lista, ndërsa katër muaj më pas, komuna e Prishtinës ende nuk ka ofruar asnjë përgjigje, me gjithë premtimin e kryetarit Ahmeti se do ta bëjnë një gjë të tillë.

Sipas të parit të Prishtinës, para se ai të zgjidhej kryetar, nga pushteti i kaluar janë dhënë në shfrytëzim këto banesa për drejtorët e komunës, që sipas tij kanë qenë politik.

“Për ato kurrfarë problemi, sepse po e them edhe një herë, nuk kemi arsye as me e mbajt fshehtë, sepse aty janë dhënë për punëtorë të komunës një pjesë, edhe një pjesë për familje të dëshmorëve, të figurave politike edhe unë e kam thënë gjithmonë, që mënyra se si janë ndarë për punëtorët e komunës është e padrejtë, sepse iu është ndarë personave politikë”, ka thënë Ahmeti.

Ai kishte deklaruar se po punohet në atë drejtim që të bëhet zgjidhje, edhe pse afati i shfrytëzimit për familjet që jetojnë në ato banesa, ka skaduar.

Në anën tjetër, sipas Institutit Demokratik të Kosovës, Prishtina është ndër 6 kryeqytetet më transparente në Evropë.