array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Ramush Haradinaj - Kryeministër në dorëheqje

Rrena e Ramush Haradinajt para qytetarëve të Vitisë

Deklarata

Shpend Ahmeti ka hap 15 çerdhe në Prishtinë, ka qenë vetëm një

Ramush Haradinaj

Vlerësimi

Rrenë

Konstatimi se gjatë qeverisjes së Shpend Ahmetit janë hapur 15 çerdhe në Prishtinë është i gabuar pasi gjatë mandait të tij u hapen vetëm 8 çerdhe. Prishtina para qeverisjes së Ahmetit kishte 6 çerdhe publike. Ndërsa sot në total Prishtina 14 çerdhe prej të cilave 8 çerdhe publike dhe 6 me partneritet publiko-privat.

Artikulli

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, sot gjatë një tubimi me qytetarët në Viti, lavdëroi punën e tij sa ishte në krye të ekzekutivit.

Haradinaj me qëllim të bind qytetarët së do të punojë për arsim profesional, lavdëroi punën edhe të kryetarit të PSD-së, Shpend Ahmetit në udhëheqje të Komunës së Prishtinës.

PSD e Ahmetit është partner në koalicionin parazgjedhor të AAK-së për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Haradinaj duke marrë shembull të mirë Shpend Ahmetin, tha se ka hapur 15 çerdhe në kryeqytet.

“Krejt ata që punojnë sot në Kosovë e kanë zor me gjet punëtorë të kualifikum, disa edhe po iu ikin në tregjet tjera e çdo herë ata po mbesin në telashe. Këtë e thash tu e marrë shembull kryeqytetin, Shpend Ahmeti ka hap 15 çerdhe në Prishtinë, ka qenë vetëm një”, u shpreh kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD.

Por, në fakt Prishtina ka në total 14 çerdhe: 8 publike dhe 6 publiko-private. Në kohën e Shpend Ahmetit janë hapur 2 çerdhe publike dhe 6 me partneritet publiko-privat, pra në total 8 çerdhe.

Kurse, gjashtë (6) çerdhe para vitit 2013, pra para qeverisje së Shpend Ahmetit.

Për të konfirmuar këto të dhëna, KALLXO.con ka kontaktuar me drejtoreshën e Arsimit, Shpresa Shala, e cila kur u pyet për numrin e tyre, e dërgoi vetëm linkun e PrishtinaOnline.