array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Arkiv - Shpend Ahmeti_Autobusë

Rrena e radhës e Shpend Ahmetit për Autobusët

Deklarata

Shpend Ahmeti: Brenda dy javëve do t’i kemi në Prishtinë 21 autobusët e tjerë

 

Shpend Ahmeti

Vlerësimi

Rrenë

Pjesa e parë e Autobusëve janë lëshuar në qarkullim në fillim të vitit 2017. Që nga ajo kohë kanë kaluar 19 muaj dhe ende në Prishtinë nuk kanë mbërritur 21 autobusët e tjerë. Një periudhë kaq e gjatë e pritjes shkon vetëm në dëm të qytetarëve dhe ambientit, pasi ata obligohen të udhëtojnë me autobusë të vjet dhe ndotës. Kjo është rrena e radhës e Ahmeti për datën e ardhjes së Autobusëve në Kosovë.

Artikulli

Njëra prej temave më të diskutuara në Komunën e Prishtinës, në dy vitet e kaluara, ishte blerja e autobusëve. Fillimisht debati ishte në mes të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Financave që në atë kohë udhëhiqej nga Avdullah Hoti për garancionin e sovranit. Debat kishte edhe për vonesën e autobusëve.

Paralajmërimi i vonesave kishte nisur shumë herët.

Pas shumë vonesave, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se brenda dy javëve do të vijnë në Prishtinë 21 autobusë të rinj.

Ahmeti në një konferencë për media të datës 25 korrik në pyetjen se kur do të vijnë në Prishtinë 21 autobusët e mbetur.

“Tash Komuna do ta  paguaj shërbimin për kilometër, ku ne do t’i marrim të hyrat nga biletat kurse ata paguajnë trafikun urban për çdo kilometër, që ofron shërbim në transportin publik, kjo kontratë është punu për rreth 9 muaj dhe na ka hapë rrugën dhe besoj që këtë javë paguhen autobusët që kanë mbet, 21 autobusë dhe besoj që brenda dy javëve do t’i kemi në Prishtinë 21 autobusët e tjerë, BERZH veçse ka filluar procedurat e pagimit të këtyre autobusëve e që është rreth 4 milionë euro”, është shprehur Ahmeti në konferencë.

Por, Autobusët ende nuk kanë arritur në Prishtinë.

Në ‘Trafikun Urban’ kanë thënë se autobusët ende nuk kanë ardhur, mirëpo meqë drejtori i kësaj ndërmarrje është në pushim, ata kanë refuzuar që të përgjigjen me shkrim për këtë çështje.

E zëvendësi i Ahmetit, Selim Pacolli në Kuvendin Komunal ka thënë se ardhja e tyre pritet të ndodh brenda  muajit.

“Unë besoj që shumë shpejt do të na vijnë autobusët e rinj sipas informatave që i kemi, brenda këtij muaji duhet të vijnë. Ne kemi në plan të subvencionimit të çdo lagjeje në Prishtinë dhe jashtë Prishtinës, dihet se janë të shumta lagjet, kemi shembullin në fshatin Mramor ku shkon dy herë në ditë kthehet dhe  dihet se njëri është shumë herët dhe njëri shumë vonë”, ka thënë Selmi në mbledhjen e Kuvendit Komunal.

Kjo nuk është hera e parë që Ahmetit nuk i dalin datat e sakta për çështjen e Autobusëve, pasi edhe në janar të 2017 kur janë sjellë në Prishtinë 30 autobusët e parë.

Krypometri i KALLXO.com e ka zënë në rrenë kryetarin Shpend Ahmeti edhe në janar të vitit 2017.

Rrena e Shpend Ahmetit me Nisjen e Autobusëve të Rinj