array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena e Presidentit për ‘vizitën transparente’ në Ujman

Deklarata

Hashim Thaçi: Edhe kjo vizitë ka qenë shumë transparente

 

Hashim Thaçi

Vlerësimi

Rrenë

Vizita e Thaçit në pikën kufitare në Bërnjak dhe tek Liqeni i Ujmanit nuk ishte transparente. Zyra e tij nuk i ka ftuar mediat të përcjellin këtë vizitë, siç bënë zakonisht në vizita të tjera nëpër Kosovë. Për më tepër, gjatë kohës sa po zgjate vizita, asnjë nga këshilltarët e Thaçi dhe askush nga Zyra e Presidentit nuk i është përgjigjur thirrjeve të KALLXO.com për të konfirmuar lajmin që Thaçi po qëndronte në veriun e Kosovës.

Artikulli

Një ditë pas vizitës në Ujman, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mblodhi mediat për të folur për vizitën e tij në pikën kufitare në Bërnjak dhe tek liqeni i Ujmanit.

Ndër tjera ai tha se kjo ishte vizitë transparente.

“Edhe kjo vizitë ka qenë shumë transparente”, ka thënë ndër tjera Thaçi në konferencën e thirrur për gazetar pas vizitës në Ujman (Kliko KËTU nga min 6:08).

Por, Zyra e tij nuk e ka paralajmëruar këtë vizitë dhe mediat nuk kanë qenë të ftuara. Zyra e Presidentit Hashim Thaçi dërgon njoftime për media për agjendën e tij.

Të shtunën në orën 10:40 kjo zyrë ka dërguar njoftimin për “Adresim publik i presidentit Thaçi në FSK-së”, askund nuk është përmendur vizita e tij në Ujman.

Për më tepër, gjatë kohës sa po zgjaste vizita, asnjë nga këshilltarët e Thaçi dhe askush nga Zyra e Presidentit nuk i është përgjigjur thirrjeve të KALLXO.com për të konfirmuar lajmin që Thaçi po qëndronte në veriun e Kosovës.

Ndërsa gjashtë orë më vonë, në orën 16:47 po kjo zyrë ka dërguar komunikatë për media me titull “Presidenti Thaçi vizitoi liqenin e Ujmanit dhe pikën kufitare në Bërnjak”.