array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena e Policisë për ‘arrestimin’ e 5 serbëve në Gjilan

Deklarata

Vlerësimi

Rrenë

Policia e Kosovës ka ngatërruar terminologjinë kur sot në mëngjes shoqërimit të pesë qytetarëve serbë i është referuar si “arrestim”. Në termat juridikë, arrestimi si moment mund të bëhet vetëm me urdhër të Prokurorit. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, ka thënë për KALLXO.com se kjo prokurori nuk ka dhënë urdhër për arrestimin e pesë serbëve të cilët janë liruar pak orë pasi janë shoqëruar në polici.

Artikulli

Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës me anë të një njoftimi ka thënë se pesë persona të komunitetit serb janë arrestuar.

“Sot me datën 10 korrik 2018, pas hetimeve të zhvilluara nga njësitet relevante policore, me urdhëresë të gjykatës kompetente është duke u realizuar një operacion policor, i cili përfshin disa lokacione të rajonit të Gjilanit. Gjatë këtij operacioni deri më tani në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar (5) pesë persona (m/serb/kosovarë), nën dyshimin e bazuar se të njëjtit janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Më tutje Policia, përmes të njëjtës komunikatë zyrtare, ka demantuar disa mediume/portale serbe, të cilat kanë deklaruar se po realizohet një operacion policor ndaj disa ish-pjesëtarëve të FSK-së, dhe ka sqaruar se këto janë vetëm disa supozime apo spekulime të mediave në fjalë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, për KALLXO.com ka thënë se pesë të dyshuarit nuk janë arrestuar por janë shoqëruar në Polici.

“Nuk janë arrestuar pesë serbët. Nuk e di kush e ka përhap këtë. Me kërkesë të Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Prishtinë, është bërë kërkesa edhe nga ana e Prokurorisë  në Gjilan, në Gjykatën për Krime të Rënda, për bastisje apo kontroll të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të pesë të dyshuarve për sulm kundër rendit dhe kanosje”, tha Maloku për KALLXO.com.

Ai shtoi se në bazë të afateve ligjore është bërë bastisja e lokacioneve dhe objekteve për të cilat është bërë kërkesa.

“Është bërë bastisja brenda afatit ligjo dhe njëkohësisht ata në mëngjes janë intervistuar si të dyshuar dhe të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt. Po ua theksoj prapë nuk janë arrestuar janë shoqëruar. Kërkesa është bërë për bastisjen e shtëpive të pesë serbëve. Në lokacionet që janë bastisur janë konfiskuar disa mjete. Ata janë të lirë ne jemi në hetim e sipër. Jemi duke analizuar të gjitha provat dhe sendet që janë konfiskuar”, tha Maloku.