array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Gonxhe Çaushi, kandidate për kryetare të Mitrovicës së Veriut || Foto: Facebook

Rrena e PDK-së për Kandidimin e Grave

Deklarata

Gonxhe Çaushi: “Në këto zgjedhje, më 22 tetor, Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja parti që ka kandidate gra”, tha ajo.

Partia Demokratike e Kosovës

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Këtë kostatim Krypometri e vlerëson deklaratë si të pavërtetë, meqenëse në zgjedhjet lokale kandidojnë gjithsej tetë gra dhe vetëm tre nga to janë nga Partia Demokratike e Kosovës. Është fakt që PDK-ja ka numrin më të madh të kandidatëve gra, por jo e vetmja që ka kandiduar gra.

Artikulli

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përdorur fakte të paqena në një spot publik të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit rreth kandidimit të grave në këto zgjedhje.

Në spotin e publikuar më 12 tetor, protagoniste janë Valdete Idrizi, kandidate për kryetare të Mitrovicës, Gonxhe Çaushi, kandidate për kryetare të Mitrovicës së Veriut dhe Sabiha Shala, kandidate për kryetare të Pejës.

Në këtë spot elektoral, kandidatët përçojnë një mesazh që del nga PDK.

Në pjesën e mesazhit që e thotë Gonxhe Çaushi, kandidate për Kryetare të Mitrovicës së Veriut, ajo deklaron se PDK-ja është “e vetmja parti” që ka kandiduar gra për zgjedhjet lokale të vitit 2017.

“Në këto zgjedhje, më 22 tetor, Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja parti që ka kandidate gra”, tha ajo.

Kjo deklaratë nuk është e vërtetë. Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit kandidojnë gjithsej tetë gra për kryetare të komunave. Tri nga këto kandidate janë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Përveç PDK-së në zgjedhjet lokale, në radhët e kandidatëve ka gra edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,  Alternativa, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Fjala dhe “Nova Demokratska Stranka”.

AAK në këto zgjedhje ka kandiduar, Arta Ahmeti Xhylanin për Komunën e Drenasit.

Në radhët e Alternativës është kandiduar Mimoza Kusari –Lila për Komunën e Gjakovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kandiduar Hyrijete Isufin për Komunën e Hanit të Elezit.

Partia Fjala kandidon Eneida Kelmendin për Komunën e Pejës.

Ndërkaq Nova Demokratska Stranka kandidon Emilija Redzepi për Komunën e Prizrenit.