array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Rrena e Pakalibruar e Ministrisë së Infrastrukturës

Deklarata

Nebih Shatri në shtator 2016: “Kompanitë që nuk e kryejnë kalibrimin deri në fund të vitit (2016) nuk munden ta ushtrojnë veprimtarinë e kontrollit teknik”.

Nebih Shatri

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës kanë rrejtur kur kanë thënë se në vitin 2017 nuk do të lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre kompanitë për kontrollin teknik. Këto kompani vazhdojnë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre përkundër që nuk i kanë të kalibruara pajisjet e tyre. Tash, MI-ja thotë se në dy muajt e parë të vitit do të bëjnë inspektimet.

Artikulli

Nebih Shatri, drejtor në Departamentin e Automjeteve në Ministrinë e Infrastrukturës, në shtator të vitit të kaluar, pati deklaruar për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, se deri në fund të vitit 2016 do të bëhet kalibrimi i të gjitha pajisjeve të kompanive që bëjnë kontrollin teknik të automjeteve. Shatri kishte premtuar se nga janari i vitit 2017 qendrat për kontrollimin teknik të automjeteve nuk do lejohen të punojnë pa i kalibruar pajisjet e tyre.

“Kompanitë që nuk e kryejnë kalibrimin deri në fund të vitit (2016) nuk munden ta ushtrojnë veprimtarinë e kontrollit teknik”.

Sot ku jemi në fund të muajit janar 2017, qendrat e kontrollit teknik të automjeteve po vazhdojnë të funksionojnë pa asnjë problem, përkundër faktit se Shatri pati premtuar se nuk do lejohen të punojnë pa e kryer kalibrimin.

Të pyetur nga KALLXO.com se pse nuk është kryer procesi i kalibrimit dhe pse po lejohen të punojnë qendrat e kontrollit teknik që nuk e kanë kryer procesin e kalibrimit, zyrtarët e MI-së përmes zyrës së mediave kanë dhënë këtë shpjegim.

“Inspektorët e Divizionit të Inspektimit për Kontrolle Teknike, gjatë muajit janar 2017, kanë filluar që me rastin e inspektimit të qendrave të kërkojnë edhe raportin/dokumentin e kalibrimit të pajisjeve të lëshuar nga institucioni i autorizuar nga Agjencia e Metrologjisë – Ministria e Tregtisë Industrisë dhe Ministria e Infrastrukturës”, thuhet në përgjigjet e pranuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Sipas Saranda Jusufit, udhëheqëse e Divizionit për Komunikim Publik në MI, një proces i tillë nuk mund të kryhet brenda një kohe të shkurtër dhe se u duhet kohë.

“Meqenëse ne kemi një numër të madh të qendrave të licencuara nga MI-ja, gjithsej 105 (njëqind e pesë), procesi i inspektimit të këtyre qendrave nuk mund të kryhet brenda një kohe të shkurtër. Mirëpo në bazë të kompetencave që u ka dhënë Ligji për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor Nr.02/L-70, dhe Udhëzimi Administrativ (MI) Nr.04/2016 për Kontrollimin Teknik të Automjeteve, inspektorët e Divizionit të Inspektimit për Kontrolle Teknike, gjatë muajve janar dhe shkurt, në fokusim do të kenë pikërisht kryerjen e kalibrimit të pajisjeve dhe në ato raste kur pronarët e qendrave nuk do të prezantojnë një raport/dokument të tillë, do të veprojnë në bazë të kompetencave që kanë”, ka thënë Jusufi.

Ndryshe, siç pati transmetuar emisioni “Drejtësia në Kosovë”, në shtator të vitit të kaluar, përgjegjësia për zbatimin e ligjit i cili i obligon qendrat për kontrollin teknik të automjeteve që së paku një herë në vit ta bëjnë kalibrimin e pajisjeve të tyre bie direkt mbi Ministrinë e Infrastrukturës, e cila i ka licencuar deri më sot 105 qendra për kontrollin e automjeteve.

Sipas raportimit të “Drejtësia në Kosovë”, rreth 320 mijë vetura sa regjistrohen çdo vit në Kosovë i nënshtrohen kontrollimit teknik nga pajisje të cila për më shumë se 12 vjet nuk janë kalibruar asnjëherë nga Agjencioni i Metrologjisë, apo nga ndonjë kompani e autorizuar nga shteti.

Siç pati transmetuar emisioni “Drejtësia në Kosovë”, zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës ishin arsyetuar me mungesën e një institucioni kredibil që mund ta kryejë kalibrimin e pajisjeve të qendrave për kontrollimin teknik të automjeteve.

Nebih Shatri nga Departamenti i Veturave në Ministrinë e Infrastrukturës, kishte deklaruar për “Drejtësia në Kosovë”,  se nuk kanë mundur t`i kushtëzojnë këto biznese që të kryejnë kalibrimin, edhe pse këtë e kërkon ligji, pasi që shteti s`ka pasur kapacitete t`ua bëjë një kontroll të tillë.

Ai pati thënë se nga një janari i viti 2017, nuk do të lejojnë, apo ri-licencojnë asnjë qendër të kontrollit teknik të veturave pa e pasur të kryer procesin e kalibrimit.

Më poshtë premtimi i dhënë nga Nebih Shatri, drejtor në Departamentin e Automjeteve në Ministrinë e Infrastrukturës, në shtator të vitit 2016.