array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë. Foto: Kallxo.com

Rrena e ministrit të PDK-së për blerjen e rezonancës magnetike

Deklarata

Uran Ismaili: E kemi paraparë me ble, do të blehet sivjet, do të vendoset në QKUK dhe do të zgjidhet edhe ai problem

 

Uran Ismaili

Vlerësimi

Rrenë

Blerja e Rezonancës magnetike është vonuar. Ismaili nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë për blerje të kësaj pajisjes brenda vitit 2018. Jemi në përfundim të muajit të dytë të vitit 2019, ndërsa procedurat e prokurimit për blerjen e rezonancës magnetike ende nuk janë finalizuar. Procesi është në OSHP meqë ka ankesa nga operatorët ekonomik që pretendojnë që ka shkelje ligjore në tender. Blerja e pajisjeve të tilla përveç që iu mundëson qytetarëve t’i kryejnë shërbimet e nevojshme mjekësore, iu kursen kogja shumë para atyre të cilët deri më tani janë obliguar të kryejnë rezonancën nëpër klinika private.

Artikulli

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ministri Uran Ismaili, në mesin e vitit të kaluar kishte premtuar se brenda vitit 2018 Qendra Klinike Universitare e Kosovës do të bëhet me rezonancë të re magnetike.
Kosova e ka vetëm një aparat të rezonancës magnetike për 1.8 milion banorë. Me vetëm një aparat që shpesh ka defekte është krijuar një listë e gjatë e pacientëve që presin për të bërë një rezonancë.

“E kemi paraparë me ble, do të blehet sivjet, do të vendoset në QKUK dhe do të zgjidhet edhe ai problem”, pati thënë Ismaili në qershor të vitit të kaluar.

Ministria e Shëndetësisë thotë se tek në fund të vitit të kaluar e ka bërë njoftimin për shpalljen e fituesve në tenderin për furnizim me pajisje dhe apraturë për nevoja të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kososvës.

“Sa i përket këtij njoftimi, për 20 llote janë kryer të gjitha procedurat dhe po pritet vetëm lirimi i shfrytëzimit të mjeteve financiare nga buxheti 2019 që të realizohen kontratat. Për 5 llote të tjera përfshirë këtu edhe blerjen e një Rezonance magnetike dhe një CT-ja ka pasur ankesë nga operatorët ekonomikë dhe MSh është në pritje të vendimit të OSHP-së për të proceduar më tutje”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë që drejtohet nga Uran Ismaili.

Por, komisioni vlerësues e ka përfunduar punën me datën 24 dhjetor 2018. Pas finalizimit të raportit të komisionit vlerësues dhe rekomandimi për kontratë, ligjërisht duhet të priten edhe disa ditë deri tek nënshkrimi i kontratës. Pra, finalizimi i tenderi në 2018 ka qenë i pamundur.

Përveç kësaj Operatorët Ekonomik, në fund të muajit janar, janë ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit duke e prolonguar edhe më shumë procesin e blerjes së rezonancës magnetike.

KALLXO.com pati raportuar se një aparat i rezonancës magnetike përmbush nevojat e rreth 150 mijë banorëve, por në Kosovë një aparat i tillë duhet t’u bëjë qaren nevojave të 1.8 milionë banorëve, të cilët obligohen të shkojnë edhe nëpër klinika private.

Aparati i vjetër më shumë se 13 vjet dhe fluksi shumë i madh i pacientëve bëjnë që kjo aparaturë të dalë jashtë funksionit shumë herë dhe qytetarët të presin edhe më gjatë se sa u ishte përcaktuar me listën e pritjes.

Janë 35 deri në 40 pacientë që brenda ditës marrin shërbimet e rezonancës.

 

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

https://kallxo.com/video-aparati-i-lodhur-ne-sherbim-te-pacienteve-ne-qkuk/

https://kallxo.com/uran-ismajli-brenda-vitit-qkuk-behet-me-rezonancen-e-re-magnetike/?fbclid=IëAR0-FpnilSK6U3fHvQgm8yNFDjbdC9B76BXaAYXeKërsUlveAF9q21GYkig