array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Rrena e Ministrit të Drejtësisë për buxhetin e KGjK-së e KPK-së

Deklarata

“Padyshim që krejt kërkesat do të ia aprovojmë, ja u kemi aprovu vitin 2018, 2019 aq sa kanë kërku”

Abelard Tahiri

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Sipas të dhënave zyrtare nga KGjK dhe KPK, atyre nuk i është aprovuar buxheti  i kërkuar për tre vitet e kaluara. Në këtë situatë, deklarata e Abelard Tahirit del të jetë rrenë.

Artikulli

Në ciklin e debateve DebatPernime në të cilin u diskutua për sistemin e drejtësisë dhe sigurisë, ish-ministri i drejtësisë Abelard Tahiri foli edhe për buxhetin e ndarë për Këshillin Prokurorial dhe Gjyqësor.

Përballë Jeta Xharrës, Abelard Tahiri u sfidua me pyetjen se a do t’i ndaj buxhet të mjaftueshëm Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor nëse partia e tij vjen në pushtet.

 Tahiri tha se partia e tij çdo herë ua ka përmbushur kërkesat buxhetore KPK-së dhe KGjK-së.

Por Krypometri ka vlerësuar se deklarata e Abelard Tahirit nuk është e vërtetë.

 

Në tri vitet e fundit kur brenda  koalicioneve qeverisëse ka qenë  edhe PDK-ja, Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor u janë ndarë gati 16 milionë euro më pak sesa kanë kërkuar.

Sipas përgjigjes zyrtare të pranuar nga KGjK, thuhet se ky institucion për vitin 2017, ka kërkuar buxhet në vlerë prej 27,278,077.43 eurove, ndërsa i është aprovuar vlera prej vetëm 21,797,640.00 eurove.

Në vitin 2018, KGjK ka kërkuar 24,810,192.21 euro, ndërsa i janë aprovuar 23,495,024.00 euro.

Kurse në vitin 2019, KGjK kërkoi 33,356,016.06 euro por ju aprovuan 29,404,466.00 euro.

Në vitet 2017, 2018 dhe 2019, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka pranuar një buxhet rreth 10 milionë euro më pak sesa ka kërkuar.

Shumica e mjeteve të kërkuara nga KGjK e që nuk janë aprovuar parashiheshin për paga dhe pozita të reja në KGjK.

Ndërsa sa i përket KPK-së, në  tri vitet e fundit këtij institucioni i janë ndarë rreth 6 milionë euro më pak se që ka kërkuar.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).