array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Rrena e LDK-së për Qeveri me 12 ministri

Deklarata

“Qeveria e Kosovës do t’i ketë 12 ministri, secila sosh me vetëm 2 zëvendësministra. Të gjitha pozitat e koordinatorëve nacionalë dhe trupave të tjerë të krijuar në ndërkohë do të shuhen në ditën e parë të punës së qeverisë së re”, thuhet në programin qeverisës të LDK-së.

 

Programi i LDK-së

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka mbajtur premtimin për qeveri të vogël që e kishin në programin për zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019. LKD-ja kishte premtuar se do të udhëheq një qeveri me vetëm 12 ministri, mirëpo sot kandidati i kësaj partie është votuar për kryeministër me një kabinet shumë të gjerë. Qeveria Hoti përbëhet nga 4 zëvendëskryeministra dhe 16 ministra, ndërsa nuk dihet për numrin e zv.ministrave që do t’i ketë.

Artikulli

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot qeverinë e re të përbërë nga koalicioni LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe, të drejtuar nga Avdullah Hoti. Qeveria Hoti përbëhet nga 4 zëvendëskryeministra dhe 16 ministra.

Për qeverinë e re kanë votuar 61 deputetë, 24 ishin kundër dhe 1 abstenoi. Në votim morën pjesë 86 deputetë.

LDK në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 kishte garuar me zotimin se do t’i ketë 12 ministri. Ndërsa Qeveria Hoti ka 4 ministra më shumë, gjithsej 16.

“Qeveria e Kosovës do t’i ketë 12 ministri, secila sosh me vetëm 2 zëvendësministra. Të gjitha pozitat e koordinatorëve nacionalë dhe trupave të tjerë të krijuar në ndërkohë do të shuhen në ditën e parë të punës së qeverisë së re”, thuhet në programin qeverisës të LDK-së.

Fillimisht, ky LDK ishte deklaruar se janë pajtuar me partitë e tjera të koalicionit, AAK, Nisma Socialdemokrate dhe minoritetet, që numri i ministrive të jetë 15 sosh, aq sa është edhe ka qenë në Qeverinë Kurti.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së partisë, me datë 23 prill ka thënë se janë pajtuar t’i mbajnë 15 ministri.

“Në parim mund të ju them se në biseda që kemi pasë me Aleancën, Nismën por edhe me minoritetet, jemi pajtuar që të mbajmë këto ministri, të mbajmë 15 ministri’’, tha ai në një konferencë për media.

Mustafa kishte shtuar se nuk janë fare të interesuar që të kenë më shumë ministri sesa që janë tani këto 15.

Por pak ditë më vonë, LDK-ja tha se kanë vendosur që të shtojnë edhe një ministri.

Tash kryeministri nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, më 1 maj, tha se Qeveria e re, e drejtuar nga ai do të ketë 16 ministri, një më shumë nga sa janë tani.

Sipas Hotit, do të ketë ndryshime në ministrinë e Ekonomisë.

“Në cilësinë e mandatarit,  gjatë ditëve të fundit kam mbyll marrëveshjet, janë 16 ministri. Ne ende nuk e kemi caktu kabinetin nga ana e LDK-së. Kemi bërë një rishikim të ministrive, te ajo e ekonomisë kemi bërë disa ndryshime”, tha Hoti para gazetarëve, afër selisë së partisë së tij.

Ndërrimi i numrit të ministrive kishte qenë edhe rrena parë e koalicionit LVV-LDK. Të dy partitë që kishin lidhur koalicion pas zgjedhjeve të 6 tetorit vazhdimisht kishin deklaruar se numri i ministrive në qeverinë e tyre do të jetë 12.

Deklarata të tilla kishin dhënë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kurse nga LDK, Lumir Abdixhiku dhe Abdullah Hoti.

Por, në marrëveshjen e nënshkruar për koalicionin qeverisës këto dy parti ishin dakorduar që qeveria Kurti t’i ketë 15 ministri.

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti kishte marrë mandatin me 3 shkurt 2020, pas disa muajsh negociatash me LDK-në për programin qeverisës dhe numrin e ministrive, e emrat e ministrave. Por Qeveria Kurti nuk pati jetë të gjatë pasi u rrëzua pas 50 ditë qeverisje. Më 25 mars 2020, u votua mocioni i mosbesimit i iniciuar nga LDK.