Rrena e Labit për mjekër e flokë

Deklarata

Nuk do t’i pres flokët dhe mjekrën deri në liberalizim të vizave.

Labinot Tahiri

Vleresimi

Rrenë e kryptë

Labinot Tahiri nuk e ka mbajtur fjalën për mos qethje të flokëve e mjekrës si protestë ndaj zvarritjes së procesit të liberalizimit të vizave. Tahiri ka ndryshuar qëndrim dhe pamje me rastin e aderimit të tij në AAK.

Artikulli

Ish- deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri- Labi, pati dhënë një premtim publik kohë më parë.

Me padrejtësinë, siç pati thënë ai, ndaj kosovare që po u bëhet nga Bashkimi Evropian, për mohimin e lëvizjes së lirë, Labi tha se nuk do t’i prejë flokët dhe mjekrën deri në liberalizim të vizave.

Këtë premtim, Labinot Tahiri e kishte dhënë në shkurt të këtij viti me publikimin e një fotografie në rrjetin social “Instagram”.

Me kalimin e ditëve, kishte ndryshuar edhe në pamje Labi, me flokë e mjekër më të gjatë.

Por, shpallja e zgjedhjeve dhe ndërrimi partisë kanë bërë që Labi të ndryshojë pamje.

Këngëtari kosovar i ‘hëngri’ fjalët për flokët dhe mjekrën.

Pasi zyrtarizoi kalimin nga AKR e Behgjet Pacollit në AAK-në e Ramush Haradinaj, Labi u duk me një pamje të re.

Ai ka prerë flokët dhe mjekrën.

Fotografitë e publikuara në rrjete sociale nga ai tregojnë dallimin e qartë të tij.