Rrena e Kryptë e Listës Serbe për Shqipërinë në KFOR

Prej kah ushtarët e Shqipërisë në rrugët e qyteteve serbe në veri, kur shumë mirë dihet se ushtria e Shqipërisë nuk është pjesë e misionit të KFOR-it.

Lista Serbe, Prill 2019

Rrenë e kryptë

Lista Serbe: Prej kah ushtarët e Shqipërisë në rrugët e qyteteve serbe në veri, kur shumë mirë dihet se ushtria e Shqipërisë nuk është pjesë e misionit të KFOR-it.

Vlerësimi: Deklarata e Listës Serbe është rrenë e kryptë. Një kontroll i thjeshtë në uebsajtin e KFOR-it tregon listën e shteteve kontribuuese në KFOR ku Shqipëria renditet e para në mesin e 28 shteteve (sipas rendit albabetik).

  • E Vërtetë

  • Pjesërisht E Vërtetë

  • Me Kos

  • Rrenë

  • Rrenë e kryptë

  • Qëndrim i ndërruar

  • Hetimet vazhdojnë

Përfaqësuesit e Listës Serbe siç duket nuk janë në dijeni që Shqipëria ka 10 vite që është pjesë e aleancës politike ushtarake të njohur si NATO, si dhe që renditet në mesin e 28 vendeve që kontribuojnë me trupa ushtarake në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Përmes një reagimi të bërë gjatë ditës së djeshme, Lista Serbe kanë kërkuar sqarime nga KFOR-i se si është e mundur që ushtarët e Shqipërisë të ecin rrugëve të Mitrovicës Veriore pasi që, sipas tyre, Shqipëria nuk është pjesë e misionit të KFOR-it.

Reagimi erdhi pasi dy ushtarë të Shqipërisë u panë duke ecur rrugëve të Mitrovicës së veriut krah kolegëve të tyr enga vendet tjera anëtare të NATO-s.

“Lista Serbe publikisht pyet komandantin e KFOR-it, a keni informata për incidentet eventuale në veri të Kosovës, për të cilat po paralajmërojnë britanikët dhe gjermanët, e poashtu prej kah ushtarët e Shqipërisë në rrugët e qyteteve serbe në veri, kur shumë mirë dihet se ushtria e Shqipërisë nuk është pjesë e misionit të KFOR-it”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Edhe KFOR reagoi ndaj deklaratave dhe raportimeve të mediave serbe.

Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhjetë vjet më parë, pas ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit.

Shqipëria nisi të kontribuojë në KFOR menjëherë pas anëtarësimit në NATO në vitin 2009.

Se Shqipëria është pjesë e misionit të KFOR-it mund të gjendet me një kërkim të thjeshtë në uebfaqen e KFOR-it.

Ramiz Lladrovci premton hapjen e kontratave

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend