array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Agim Bahtiri

Rrena e Kryptë e Agim Bahtirit

Deklarata

Agim Bahtiri: ‘6 drejtori do të drejtohen nga gratë’.

Agim Bahtiri

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Agim Bahtiri i ka emëruar vetëm dy gra në krye të drejtorive komunale, nga 6 sa i ka premtuar. Fakti që premtimi është bërë në fushat, i bie që ai ka fituar vota edhe fal këtij premtimi. Mos-mbajtja e premtimit konsiderohet rrenë e kryptë, sepse e ka mbajtur vetëm 33 për qind të premtimit, duke i emëruar vetëm dy gra. Kjo konsiderohet edhe si mashtrim i elektoratit.

Artikulli

Agim Bahtiri, në garën për mandatin e dytë të tij kishte premtuar se do t’i jep më shumë pushtet grave nëse arrin të mposhtë kundër kandidatët e tij në garën për kryetar.

Bahtiri kishte premtuar se nga 14 drejtori sa i ka kjo komunë, 6 do të drejtohen nga gratë. Premtimin ai e kishte dhënë në Debatet për kryetar të Komunave tek Jeta Xharra, të cilin mund të shiheni KETU (08:50-08:55).

“6 drejtori do të drejtohen nga gratë”, ka thënë Bahtiri.

Bahtiri e ka kompletuar ekipen e tij me të cilët do të qeverisë në mandatin e dytë. Nga 14 drejtori vetëm dy do të udhëhiqen nga gratë.

Drejtoria e Mirëqenies Sociale dhe Integrime Europiane, e cila do të drejtohet nga Nazan Kërveshi, dhe drejtoria e shëndetësisë e cila do të drejtohet nga Erseka Hasanaj.