array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Xhafer Gashi - Foto: Facebook

Rrena e kryetarit të Obiliqit për funksionalizimin e Komitetit të Auditimit

Deklarata

Xhafer Gashi: “Komiteti i auditimit mendoj se do të përfundojë deri në prill”.

 

Xhafer Gashi

Vlerësimi

Me kos

Komuna e Obiliqit ende nuk e ka funksionalizuar Komitetin e Auditimit, përkundër që kryetari kishte premtuar deri në muajin prill do ta funksionalizojë këtë Komitet të rëndësishëm. Por, kryetari i Komunës së Obiliqit ka filluar t’i publikojë vendimet e kryetarit.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, në ‘DebatPernime’ të mbajtura për zgjedhjet komunale pati premtuar se funksionalizimi i Komitetit të Auditimit do të bëhej deri në muajin prill të vitit 2018.

I pyetur nga moderatorja Jeta Xharra gjatë debatit Gashi pati thënë: “Komiteti i Auditimit mendoj se do të përfundojë deri në prill”.

KALLXO.com ka kërkuar përgjigje në lidhje me këtë rast në zyrën për informim të Komunës së Obiliqit.

Në përgjigje thuhet se Komiteti ende nuk ka përfunduar dhe është në procedurë.

“Është në procedurë të funksionalizimit. Në mbledhjen e fundit të KPF-së ka arritë si kërkesë për funksionalizim të komitetit, e kemi trajtuar”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Obiliqit.

Më tutje sipas kësaj Komune, javëve në vijim do të përfundojë procesi për funksionalizimin e Komitetit të Auditimit.

Një hap i mirë drejt transparencës në këtë Komunë është fillimi i publikimit të vendimeve të kryetarit të Komunës. Tashmë, pjesa më e madhe e komunave janë duke i publikuar vendimet e kryetarit.