array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Naim Ismaili, PDK, Shtime. Foto: Kallxo.com

Rrena e kryetarit rreth funksionalizimit të sallës sportive në Shtime

Deklarata

Naim Ismajli: “Në fund të dhjetorit të vitit 2017, është data e skadimit të investimeve të sallës së sportit dhe në fillim të vitit 2018 salla do të jetë funksionale”.

Naim Ismajli

Vlerësimi

Rrenë

Deklarata e kryetarit të Komunës së Shtimes duhet të analizohet në dy aspekte. E para, i bie që kontrata nuk është zbatuar, pasi ai kishte thënë se në fund të dhjetorit ka qenë data e skadimit të investimeve. Duke mos u zbatuar kontrata, kryetari ka dalë që nuk e ka thënë të vërtetën për ditën e funksionalizimit të kësaj salle. Funksionalizimi i sallës nuk do të bëhet në fillim të vitit, siç ishte premtuar, por në fund. Krypometri do të shohë nëse salla do të funksionalizohet në fund të këtij viti.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Shtimes Naim Ismajli, në Debat Pernime në balotazh pati premtuar se salla e sporteve do të finalizohet në fillim të vitit 2018.

Kjo pasi që data e skadimit të investimeve për sallën e sportit ishte në fund të dhjetorit që shkoi.

I pyetur se kur do të funksionojë salla e sporteve?

Naim Ismajli pati thënë kështu: “Në fund të dhjetorit të vitit 2017, është data e skadimit të investimeve të sallës së sportit dhe në fillim të vitit 2018 salla do të jetë funksionale”.

Ndërkohë, në Komunën e Shtimes thonë se funksionalizimi i sallës së sporteve mund të bëhet vetëm ka fundi i këtij vit.

E garancinë se punimet do të përfundohen në fund të vitit, kjo Komunë e ka marrë nga Ministria e Kulturës.

“Punimet në sallën e sportit po vazhdojnë sipas planifikimit dhe kontratës aktuale, por për përfundimin e punimeve ne kemi arritur marrëveshje me datën 17.4.2018 me Ministrinë e Kulturës për mbështetjen financiare për përfundimin e fazës së fundit të punimeve të cilat parashihen të kryhen në vjeshtën e vitit  aktual”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Shtimes.

Kallxo.com kishte bërë foto në sallën e sporteve, të cilat shpërfaqin dëmin e shkaktuar ndaj investimeve të bëra me para të shtetit.

Demolimi i Sallës së Sporteve në Shtime | Foto: Kallxo.com