array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rruga 'Rasim Kiqina’, në Skenderaj

Rrena e Komunës së Skenderajt për ndriçimin publik

Deklarata

Tashmë ndriçimi publik i qytetit është në projekt dhe shumë shpejt do të nisin procedurat e tenderimit për ndriçimin publik të qytetit të Skenderajt

Komuna e Skenderajt, tetor 2018

Vlerësimi

Rrenë

Komuna e Skenderajt nuk e ka mbajtur fjalën për ndriçimin e rrugës ‘Rasim Kiqina’ në këtë komunë. Banorët e kësaj rruge vazhdojnë të ankohen për mungesë të ndriçimit.

Artikulli

Banorët e rrugës ‘Rasim Kiqina’ në Skenderaj vazhdojnë të përballen me mungesën e ndriçimit publik.

KALLXO.com ka raportuar në fund të muajit tetor të vitit 2018 se kjo rrugë është pa ndriçim publik dhe se qytetarët kanë treguar për rreziqet që ka kjo rrugë e pa ndriçuar, sidomos për fëmijët.

Atëkohë, Komuna e Skenderajt në një përgjigje për KALLXO.com kishte thënë se ndriçimi publik i qytetit është në projekt dhe se shumë shpejtë pritet të nisin procedurat e tenderimit.

“Ju njoftojmë se Komuna e Skenderajt, e cila vetëm pak ditë më parë ka miratuar buxhetin për vitin 2019, në të cilin ka paraparë investime në rrjetin e ndriçimit publik. Pra, tashmë ndriçimi publik i qytetit është në projekt dhe shumë shpejt do të nisin procedurat e tenderimit për ndriçimin publik të qytetit të Skenderajt”, thuhet në përgjigjet e komunës së Skenderajt.

Pyetje e KALLXO.com ka qenë specifike për këtë rrugë. KALLXO.com, e ka vizituar serish rrugën e njëjtë, dhe ajo nuk është ndriçuar siç kishte premtuar Komuna e Skenderajt.

KALLXO.com ka kontaktuar përsëri me Komunën e Skenderajt, e cila ka deklaruar se ky projekt është i përfshirë në buxhetin komunal të vitit 2020 dhe se do të realizohet këtë vit.

“Në lidhje me projektin në fjalë, ju informojmë që ky  projekt është i  përfshirë në buxhetin komunal të vitit 2020 dhe do të realizohet këtë vit. Së shpejti sipas planit të punës do të fillojnë dhe procedurat e prokurimit për realizimin e këtij  projekti”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Skenderajt.

Mungesa e ndriçimit publik problem për banorët e Skenderajt