array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Isa Mustafa

Rrena e Isa Mustafës për hapjen e faturave

Deklarata

“…Faturat e mija gjithmonë kanë qenë të disponueshme. Në asnjë moment unë nuk i kam thënë dikujt në qeveri tonën që mos i jepni faturat që t’i shohin mediat…

Isa Mustafa

Vlerësimi

Rrenë

Faturat e shpenzimeve të buxhetit të shtetit nga qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa nuk kanë qenë të qasshme për publikun gjatë qeverisjes së tij. Megjithë kërkesën e KALLXO.com, Kryeministria nuk ka dhënë qasje në këto fatura edhepse ekzistonte një vendim i Gjykatës së Apelit që i jep të drejtë BIRN-it që të ketë qasje në shpenzimet zyrtare të kabinetit qeveritar.

Artikulli

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”, deklaroi se ka qenë i hapur për shpenzimet që ka bërë. Në intervistën e transmetuar më 21 nëntor, ai thotë se faturat e tij kanë qenë të disponueshme.

“Unë nuk kam pasur dëshirë të jap fatura të tjetër kujt, faturat e mija gjithmonë kanë qenë të disponueshme. Në asnjë moment unë nuk i kam thënë dikujt në qeveri tonën që mos i jepni faturat që t’i shohin mediat… Për neve ka qenë e qartë që faturat duhet të jenë publike dhe transparente para opinionit dhe mund të them që s’kemi pasur çka me fsheh dhe e kemi ditë që herdokurdo opinion do t’i merr vesh se sa kemi shpenzu”, tha Mustafa.

Por, faturat e shpenzimeve të buxhetit të shtetit nga qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa nuk kanë qenë të qasshme për publikun gjatë qeverisjes së tij.

Megjithë kërkesën e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) gjegjësisht KALLXO.com, Kryeministria nuk ka dhënë qasje në këto fatura.

Mustafa që kishte udhëhequr me qeverinë nga viti 2014 deri në vitin 2017 kishte refuzuar të jap faturat e qeverisë së tij dhe asaj paraprake të udhëhequr nga Hashim Thaçi edhepse ekzistonte një vendim i Gjykatës së Apelit që i jep të drejtë BIRN-it që të ketë qasje në shpenzimet zyrtare të kabinetit qeveritar.

Vetëm këtë vit, BIRN ka siguruar qasje në faturat e qeverisë në largim, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj dhe asaj paraprake të udhëhequr nga Isa Mustafa.

KALLXO.com tashmë ka nisur publikimin e shkrimeve lidhur me shpenzimet e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, sipas faturave zyrtare.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).