array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri | Foto: Atdhe Mulla

Rrena e Hazirit për emërimin e grave drejtoresha

Deklarata

Lutfi Haziri: “Definitivisht mendoj që tri zonja duhet minimalisht me shku”.

 

Lutfi Haziri

Vlerësimi

Rrenë

Krypometri e vlerëson deklaratën e Lutfi Hazirit si rrenë për shkak se kishte premtuar që do të emërojë minimalisht tre gra drejtoresha, ndërsa ka emëruar vetëm dy. Madje, në deklarimin e tij, Haziri ka lënë të kuptohet se numri i grave në krye të drejtorive mund të jetë edhe më i madh se tri. Nëse e kthejmë në përqindje, Haziri i ka emëruar vetëm 16% gra. Shumë larg nga kërkesa ligjore për barazi gjinore, i cili kërkon që pozitat udhëheqëse të ndahen në mënyrë të barabartë në mes të dy gjinive.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri nuk e ka mbajtur premtimin e tij lidhur me vendosjen e grave në krye të drejtorive komunale.

Në debatin parazgjedhor të moderuar nga Jeta Xharra, në garën  për të parin e Gjilanit, Haziri kishte thënë se ekipin e tij të ekzekutivit do ta përbëjnë më së paku 3 gra.

“Definitivisht mendoj që tri zonja duhet minimalisht me shku”, kishte thënë Lutfi Haziri nga LDK.

Megjithatë, duke qenë një ndër komunat e fundit që kompletoi drejtorët e drejtorive, Haziri prezantoi ekipin e tij me vetëm dy gra nga 12 drejtori gjithsej.

Në këtë përbërje, Shpresa Hajdari (LDK) udhëheq Drejtorinë  e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërkohë Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik do ta drejtojë Valbona Tahiri, e cila vjen nga shoqëria civile.

Drejtorinë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë do ta udhëheqë Sadudin Berisha (LDK), atë të Bujqësisë, Ramiz Ramadani (LDK), Drejtorinë e Inspeksionit, Nevzad Rushiti (LDK), të Buxhetit dhe Financave, Zijadin Maliqi (LDK), përderisa drejtor në Shërbimet Publike është emëruar Naser Korça (LDK).

Bekim Bajrami është emëruar drejtor në Urbanizëm, që sipas Hazirit, ka ardhur si propozim i organizatave të biznesit.

Drejtor i Administratës së Përgjithshme është emëruar Bardhyl Syla (LDK), i Arsimit Nazim Gagica (AAK), i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Selami Xhemajli (AAK), përderisa i asaj për Mbrojtje dhe Shpëtim Sami Spahiu (AKR).