array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Foto: Facebook

Rrena e Haradinajt për Fëmijët në Fushatë

Deklarata

Ramush Haradinaj, 1 qershor 2017: “E kam një premtim: nuk do të bëjmë fushatë me fëmijët”.

Ramush Haradinaj

Vlerësimi

Rrenë

Partia e Haradinajt, AAK nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë nga lideri i saj se nuk do të bëjnë fushatë më me fëmijë. Partia që udhëhiqet nga Haradinaj ka përdorë fëmijë në një video promovuese për kandidatët për kryetarë të komunave. AAK është gjobitur me 3,500 euro.

Artikulli

Në ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, më 1 qershor, Ramush Haradinaj kryetar i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), tash kryeministër i Kosovës, ishte zotuar se nuk do t’i përdorë fëmijët në fushatë zgjedhore.

“E kam një premtim: nuk do të bëjmë fushatë me fëmijët. Por do të bëjmë fushatë për të ardhmen e fëmijëve tanë, si e të gjithë bashkëmoshatarëve të tyre në Europë” citohet të ketë thënë Haradinaj në rrjetin social facebook.

http://kallxo.com/zgjedhjet/haradinaj-nuk-te-bejme-fushate-femijet/

Këtë premtim e kishte bërë duke e përdorë një fotografi në të cilën shihen katër fëmijë.

Partia e Haradinajt, AAK nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë nga lideri i saj se nuk do të bëjnë fushatë më me fëmijë.

Në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale 2017, të cilat do të mbahen me 22 tetor, subjekti politik AAK ka publikuar video promovuese për kandidatët për kryetarë të komunave ku janë përfshirë edhe fëmijët.

Lidhur me këtë video incizim BIRN/Internews Kosova ka parashtruar ankesë në PZAP.

Subjekti politik në fjalë gjeti të bazuar ankesën dhe subjektin politik në fjalë gjobiti me 3 mijë euro.

“Nga videot incizuese të ofruara si provë të cilat gjenden në shkresat e lëndës shihet qartë se subjekti politik AAK, me rastin e fushatës zgjedhore përmes një video-incizimi të lansuar ka bërë fushatë me fëmijë të mitur”, thuhet në arsyetimin e vendmit të PZAP-së.

http://kallxo.com/3000-euro-gjobe-aak-se-per-perdorim-te-femijeve-ne-spotin-politik/