array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Rrena e Haradinajt dhe Veselit për pagat e mjekëve

Deklarata

Ramush Haradinaj: Prioritet i yni është rritja e buxhetit për shëndetësinë, pastaj vazhdon rritja e pagave, pasi nuk ka pasur rritje në tri vitet e fundit, me mundësi do të rriten në tre muajt e parë eventualisht. Dhe vazhdon kështu me pagesën e rrezikshmërisë, me furnizimin me barna.

Kadri Veseli: Në të njëjtën kohë, rritja e pagave në sektorin shëndetësor dhe përmirësimi i kushteve, zotimi të cilin e kemi si koalicion qeverisës që në katër vitet të përmirësojmë kualitetet e shërbimeve por edhe kuantitetin e shërbimeve shëndetësore.

 

Ramush Haradinaj, Kadri Veseli

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Qeveria Haradinaj nuk i ka rritur pagat për punëtorët shëndetësorë. Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli. në emër të koalicionit PAN, kishin premtuar rritje të pagave për punëtorët shëndetësorë. Ata nuk I kanë mbajtur premtimet e dhëna. Por, Qeveria Haradinaj e ka marrë një vendim tjetër për pagat, të cilin nuk e kishte premtuar në fushatë, duke ia dyfishuar pagat kryeministrit dhe ministrave.

Artikulli

Ka qenë qershori i vitit 2017 kur Kadri Veseli e Ramush Haradinaj kërkonin votat e qytetarëve në emër të koalicionit PAN. Të dy kishin dhënë premtime edhe për rritjen e pagave për punëtorët shëndetësorë. E premtimet e  koalicionit PAN i kishin formalizuar në një memorandum që kishin nënshkruar me Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë.

Memorandumi i nënshkruar me kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla parashihte rritjen e pagave për punëtorët shëndetësorë dhe furnizimin e rregullt me barna e materiale shpenzuese për të gjitha qendrat spitalore.

“Personeli mjekësor, punëtorët mjekësor, nga mjekët, infermierët e teknikët mjekësorë janë heronjtë tanë. Ata e kanë mbajtur gjallë kujdesin shëndetësorë në kohërat më kritike edhe gjatë luftës kur na kanë qëndruar pranë dhe ne u jemi mirënjohës edhe për punën që sot e bëjnë në kushte jo të mira”, kishte thënë Haradinaj si kandidatë për kryeministër.

Ishte zotuar që pagat e punëtorëve shëndetësorë do të rriteshin në tremujorin e parë të qeverisjes.

“Prioritet i yni është rritja e buxhetit për shëndetësinë, pastaj vazhdon rritja e pagave, pasi nuk ka pasur rritje në tri vitet e fundit, me mundësi do të rriten në tre muajt e parë eventualisht. Dhe vazhdon kështu me pagesën e rrezikshmërisë, me furnizimin me barna”, pati thënë Haradinaj.

Edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kishte thënë premtime për rritje të pagave.

“Në të njëjtën kohë, rritja e pagave në sektorin shëndetësor dhe përmirësimi i kushteve, zotimi të cilin e kemi si koalicion qeverisës që në katër vitet të përmirësojmë kualitetet e shërbimeve por edhe kuantitetin e shërbimeve shëndetësore”, ka thënë Veseli, që aktualisht është kryetar i Kuvendit të Kosovës. Ministër i shëndetësisë është Uran Ismaili që është nënkryetar i PDK-së.

Kryeministrit Haradinaj kishte dhënë premtime edhe pasi ishte bërë kryeministër. Në një takim me kryetarin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, në janar të vitit 2018, kishte thënë se zgjidhja e problemit të pagave të mjekëve do të bëhet përmes kategorizimi të pagave përmes ligjit. Ai u premoi se Qeveria do të jetë e përkushtuar që këtë ligj ta procedojë sa më shpejtë.

Tashmë janë bërë pothuajse dy vjet nga këto premtime, por pagat për mjekët nuk janë rritur. Gjatë këtyre dy viteve të qeverisjes, kryeministri Haradinaj ka marrë vendim t’ia rritë pagën vehtës dhe vartësve të tij.

Paga e Kryeministrit Haradinaj ka qenë rreth 1 mijë e 500 euro, ndërsa me vendimin e ri kjo pagë bruto është ngrit për 100 për qind dhe është  bërë 2 mijë e 950 euro në muaj.

Kryeministri nuk ia ngriti pagën vetëm vetës, ai këtë nder i’a bëri edhe ministrave dhe këshilltarëve politik që janë rreth 70 në qeverinë e tij .

Mjekët kanë paralajmëruar që greva do të vazhdoj është për 48 orët e ardhshme, duke bërë kështu që sistemi shëndetësorë të mos jetë funksional për asnjë shërbim përveç atij të emergjencës.

Qytetarë të shumtë që i’a mësyn Qendrës Klinike Universitare këto ditë u kthyen mbrapa pa marrë shërbimet e duhura.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar për grevën e mjekëve dhe kërkesat e tyre për ngritje të pagave.