array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Rrena e Endrit Shalës për ‘konfliktin verbal’ me gazetarin

Deklarata

Nuk e kam sulmuar gazetarin. Ka qenë një konflikt më shumë verbal

Endrit Shala

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Konflikti i ministrit në detyrë, Endri Shala me gazetarin nuk ka qenë vetëm verbal. Në pamjet ekzekluzive të publikuara në KALLXO.com, ministri Shala shihet duke e goditur në fytyrë gazetarin e portalit “IndeksOnline”, Ensar Ramadani

Artikulli

Mbrëmjen e së martës së kësaj jave, gazetari i portalit “IndeksOnline” kishte raportuar në Policinë e Kosovës se ishte sulmuar fizikisht nga Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Gazetari kishte rrëfyer për KALLXO.com se deri te sulmi erdhi një fotografi që, i kishte bërë Ministrit Shala deri sa ishte paraqitur në QKUK më saktësisht në Emergjencë për të parë gjendjen e një të afërmi të tij i cili ishte plagosur në Veternik.

“Endrit Shala ka dalë nga vetura dhe unë si person publik që është e kam fotografuar. Ai më ka pa dhe është drejtuar nga unë për me ma kërku telefonin me i fshi fotografitë dhe unë kam refuzuar, e kam fut telefonin në xhep dhe ai kur kam refuzuar me ia dhanë telefonin më ka goditur me shuplakë”, kishte rrëfyer Ensar Ramadani për KALLXO.com.

Por këto akuza, në një bisedë telefonike për KALLXO.com i kishte mohuar ministri Shala duke thënë se ka qenë vetëm një diskutim verbal.

“Së pari nuk e kam sulmuar gazetarin. Ka qenë një konflikt më shumë verbal”, ka thënë Shala për KALLXO.com. “Po të betohem, që nuk e kam sulmuar ka qenë konflikt verbal, më shumë ka qenë keqkuptim që ka ndodh mes meje dhe tij sepse nuk e kam ditë që është gazetar”, ishte njëra nga përgjigjet e Shalës për KALLXO.com kur u pyet për rastin.

KALLXO.com, publikoi pamjet ekskluzive të ngjarjes e cila kishte ndodhur të martën mbrëma mes gazetarit Ramadani dhe ministrit Shala.

 

Në pamjet ekskluzive mund të shihni se si rrjedh ngjarja. Ensar Ramadani deri sa priste para Emergjencës në QKUK, sheh ministrin Endrit Shala deri sa vjen në po të njëjtin vend për shkak se i plagosuri ishte i afërm i tij.

Pasi e kishte parë se ishte fotografuar, Shala i ishte drejtuar menjëherë gazetarit duke e goditur atë në fytyrë.

Gjithashtu në pamje mund të shihni se janë dy zyrtarë policor, njëri nga i cili nuk ndërmerr asnjë veprim e tjetri që mundohet të qetësoj ministrin duke e larguar nga aty.

KALLXO.com raportoi vazhdimisht në lidhje me rastin.

Rrëfimi i gazetarit që thotë se u sulmua nga ministri Endrit Shala

AGK dënon sulmin ndaj gazetarit Ensar Ramadani

AGK dënon sulmin ndaj gazetarit Ensar Ramadani

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).