array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Rrena e edituar e Lutfi Hazirit

Deklarata

Lutfi Haziri: PDK me komisioner serb për zgjedhjet në katër komunat e veriut të Republikës së Kosovës, por me vetëm një kandidat të tyre.

 

Lutfi Haziri

Vlerësimi

Me kos

PDK është në garë me katër kandidatë në secilën prej komunave ku do të mbahen zgjedhjet më 19 maj.

Artikulli

Disa minuta pasi KALLXO.com e ka publikuar KRYPOMETRIN për huqjet e kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ai e ka ndryshuar postimin e tij në Facebook.

Fillimisht Haziri kishte bërë dy huqje për zgjedhjet që do të mbahen në veri. Ai kishte gabuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve në veri dhe kandidatët që garojnë për kryetar në këto komuna.

Por edhe pse ai e ka redaktuar postimin pas publikimit të krypometrit nga Kallxo.com, ai përsëri ka gabuar numrin e kandidatëve të PDK-së në garë për kryetarë të komunave në veri.

Postimi i parë

Huqja e parë e kryetarit të Gjilanit është bërë në lidhje me datën e mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore. Haziri në postimin e tij ka shkruar se zgjedhjet në katër komunat veriore do të mbahen nesër (12 maj). Por, zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan do të mbahen më 19 maj.

Huqja e dytë e Hazirit është në lidhje kandidatët e partive të cilët janë në garë për kryetar të komunave, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Haziri ka shkruar se PDK nuk ka kandidatë për kryetar në këto katër komuna.

Postimi parë i kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri në Facebook

Postimi i i edituar 

Pak minuta pasi deklarata e Lutfi Hazirit është matur nga Krypometri, ai e ka ndryshuar postimin. Por, sërish ka gabuar.

Në postimin e redaktuar është fshirë pjesa ku fillimisht ishte shkruar se zgjedhjet do të mbahen nesër (12 maj). Kjo pjesë është zëvendësuar me “për zgjedhjet në katër komunat e veriut”.

Në postimin e parë ishte shkruar se PDK nuk ka asnjë kandidat për kryetar në katër komunat e veriut. Edhe kjo pjesë është redaktuar dhe është zëvendësuar me pjesën “por vetëm me një kandidat të tyre”. Sërish, Haziri e ka gabuar numrin e kandidatëve që janë në garë nga radhët e PDK-së për kryetar të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Haziri ka shkruar se PDK është në garë me vetëm një kandidat por PDK është në garë me katër kandidatë në secilën prej komunave ku do të mbahen zgjedhjet më 19 maj.

Por, Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista serbe janë tri subjektet që kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 19 majit në veri.

Kandidatët për kryetarë të Komunës së Mitrovicës së Veriut janë, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, Gonxhe Çaushi nga PDK dhe Goran Rakiq nga Lista Srpska.

Kandidatët për kryetarë të Komunës së Leposaviqit janë, Fisnik Veseli nga Lëvizja Vetëvendosje, Shaqir Hetemi nga PDK dhe Zoran Todiq nga Lista Srpska.

Kandidatët që janë në garë për kryetar të Komunës së Zubin Potokut janë, Liridona Karimani nga Lëvizja Vetëvendosje, Hysen Mehmeti nga PDK dhe Srdjan Vuloviq nga Lista Srpska.

Në Komunën e Zveçanit, garojnë Avdi Peci nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Peci nga PDK dhe Vuqina Jankoviq nga Lista Srpska.

Postimi i edituar i kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).