array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Ramush Haradinaj

Rrena ‘e certifikuar’ e kryeministrit për KOSTT-in

Deklarata

Ramush Haradinaj: I certifikuar më parë me tri standarde ndërkombëtare të cilësisë, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë në Kosovë (KOSTT), është certifikuar nga Energy Community Regulatory Board (ECRB), dhe tash e tutje KOSTT-it do t’i njihen ndërkombëtarisht të gjitha asetet me të cilat disponon.

 

Ramush Haradinaj

Vlerësimi

Me kos

Mendimi i ECRB nuk është përfundimtar, pas kësaj pritet që Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, të nxjerrë mendimin përfundimtare. Pas mendimit të Sekretariatit, ZRrE nxjerrë vendimin përfundimtarë per cerfitikimin e KOSTT si Operator i Sistemit të Transmetimit”, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Ilir Shala për Kallxo.com.

Artikulli

Me 26 janar, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte shkruar se Operatori i Sistemit, Transmisionit të Energjisë në Kosovë (KOSTT) është certifikuar nga Bordi Rregullativ i Komunitetit të Energjisë (ECRB).

“I certifikuar më parë me tri standarde ndërkombëtare të cilësisë, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë në Kosovë (KOSTT), është certifikuar nga Energy Community Regulatory Board (ECRB), dhe tash e tutje KOSTT-it do t’i njihen ndërkombëtarisht të gjitha asetet me të cilat disponon”, kishte shkruar Haradinaj në Facebook.

Kryeministri Haradinaj madje ka uruar stafin dhe qytetarët e Kosovës për këtë lajm të rëndësishëm. Përgëzime për këtë lajm fantastik për Kosovën, stafit menaxhues të këtij mekanizmi të rëndësishëm si dhe qytetarëve të vendit.

Ai ka shtuar se certifikimi i KOSTT është i rëndësishëm për njohjen si Operator i Sistemit Transmetues (OST) nga Rrjeti Europian i Operatorëve të Sistemit Transmetues të Energjisë Elektrike (ENTSO – E).

“Si një ndër parakushtet themelore për anëtarësim në ENTSO-E, dhe institucionet tjera europiane, që do t’i mundësonte operim të pavaruar nga Serbia”, ka thënë i pari i ekzekutivit.

Por KOSTT nuk është certifikuar nga ECRB si Operator i Sistemit Transmetues por ka marrë një opinion pozitiv nga ky Bord. Opinioni pozitiv nga ECRB-ja nuk do të thotë vendim përfundimtar për certifikim, pasi KOSTT është në pritje të mendimit përfundimtar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë.

“Mendimi i ECRB nuk është përfundimtar, pas kësaj pritet që Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, të nxjerrë mendimin përfundimtare. Pas mendimit të Sekretariatit, ZRrE nxjerrë vendimin përfundimtarë per cerfitikimin e KOSTT si Operator i Sistemit të Transmetimit”, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Ilir Shala për Kallxo.com.

Sipas tij se certifikimi i OST-së ka ardhur si rezultat i implementimit të Pakos së Tretë legjislative të BE-së për sektorin e energjisë. Sipas tij kjo pako është bërë pjesë e ligjeve të energjisë në Kosovë, që janë miratuar në vitin 2016.

“Pas certifikimit, KOSTT plotëson parakushtet për anëtarësim në ENTSO-E”, është shprehur Shala për Kallxo.com.

Rëndësia e certifikimit të KOSTT si OST dhe njohja e atij certifikimi nga Sekretariati si institucion simotër i Komisionit Evropian, ka rëndësi për njohjen e KOSTT si OST nga ENTSO-E. Kjo është një ndër parakushtet themelore për anëtarësim në ENTSO-E, dhe institucionet tjera evropiane. Po ashtu kjo do t’i mundësonte KOSTT-it operimin e pavarur nga Serbia.

“Në anën tjetër njohja e kapaciteteve teknike, operative, financiare, menaxheriale do të eliminonte pretendimet e Serbisë në forume të ndryshme se KOSTT nuk i ka këto kapacitete për të operuar dhe menaxhuar sistemin elektroenergjetik të Kosovës”, ka theksuar Ilir Shala për Kallxo.com.

Shala më tej ka thënë se KOSTT është duke punuar për eliminimin e pengesave të cilat është duke i bërë Serbia për operimin e KOSTT si Zonë/Bllok i pavarur rregullues. Këto probleme kanë të bëjnë me licencimin e kompanisë Elektrosever – sipas Marrëveshjes së Brukselit për energji.

KOSTT ka për synim anëtarësimin në ENTSO-E, rrjet i cili përfaqëson 43 operatorë të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike nga 36 vende në Evropë. Anëtarësimin e KOSTT-it në rrjetin europian vazhdimisht e ka penguar Serbia.

Serbia ka qenë pengesë edhe për implementimin e interkoneksionit 400 kV me Shqipërinë edhe pse kjo ka qenë njëra nga marrëveshjet e arritura në Bruksel.