array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena e Blerim Kuçit për dhënien e lejeve mjedisore për KelKos-in

Deklarata

Blerim Kuçi- (12.11.2020) “Deri më tani, ne nuk kemi dhënë leje [mjedisore për KelKos]”

Blerim Kuçi

Vlerësimi

Rrenë

Në kohën kur Ministri Kuçi deklaroi se nuk i kanë dhënë leje mjedisore kompanisë “KelKos”, kjo kompani veçse kishte dorëzuar kërkesën për licensim për prodhim të energjisë në ZRrE, kërkesë kjo që përmbante edhe lejet mjedisore.

Artikulli

Zyra e Rregullatorit të Energjisë së Kosovës, ZRRE, të enjten i dha kompanisë austriake KelKos një licencë 40-vjeçare për të prodhuar energji elektrike nga dy hidrocentrale të saj, “Belaja” dhe “Deçan”, të cilat kanë qenë objekt i protestave prej vitesh nga aktivistët e mjedisit.

Më 14 tetor, ZRRE-ja refuzoi t’i jepte një licencë të përkohshme KelKos për tre hidrocentrale në luginën e Deçanit mbi bazën që ndërmarrja dështoi të sigurojë një leje mjedisore nga Ministria e Ekonomisë dhe Mjedisit.

Sidoqoftë, të mërkurën në mbrëmje, u publikua një axhendë për një takim të bordit të ZRRE-së , e cila përmbante pika që tregonin se licencat për dy prej këtyre hidrocentraleve do të rishikohen.

BIRN më pas kontaktoi ministrin e mjedisit Blerim Kuçi të enjten në mëngjes për të pyetur nëse KelKos-it tani i ishte dhënë një leje mjedisore. Ai deklaroi se nuk ishte lëshuar asnjë leje.

“KelKos, me sa di unë, është në proces dhe duhet të plotësojë disa kushte. Deri më tani, ne nuk kemi dhënë leje” tha Kuçi për BIRN.

Pavarësisht pretendimeve të Kuçit, gjatë takimit të së enjtes, Afrim Ajvazi, një përfaqësues ligjor, shpjegoi gjatë mbledhjes së bordit të ZRRE-së se KelKos paraqiti lejet mjedisore të martën, që do të thotë se kompania tani përmbush të gjitha kriteret ligjore për t’u dhënë një licencë për operim të energjisë.

Tre anëtarët e bordit të ZRRE-së, Arsim Janova, Selman Hoti dhe Izet Rushiti votuan në favor të dhënies së licencës, ndërsa Besim Sejfijaj votoi kundër.

Licenca për të gjeneruar energji elektrike nga hidrocentralet do të skadojë në 40 vjet, ndërsa leja mjedisore për dy hidrocentralet do të duhet të rishikohet pas pesë vjetësh.

Janova, kryetari i bordit, deklaroi se nëse KelKos nuk e rinovon lejen mjedisore për pesë vjet për hidrocentralet “atëherë operimi duhet të ndalen”.

“Dmth është e qartësuar se nëse nuk e përtërinë lejen mjedisore për pesë vite atëherë duhet t’i ndërprehet operimi, tha Janova.

Edhe pse në mëngjesin e së enjtes ministri Kuçi deklaroi se KelKos nuk ka leje mjedisore për hidrocentralet, pasdite Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit përmes një e-maili dha sqarime në lidhje me lejet mjedisore që i ka marrë kompania KELKOS për operim të energjisë elektrike për dy hidrocentrale në Deçan, HC– Belaja” dhe “HC– Deçani”.

Në komunikatë thuhej se ministri Kuçi nuk ka pasur informacion se a janë lëshuar leje nga MEA për këtë proces andaj dhe ka deklaruar se “nuk i është dhënë leje”, pasi procesi i dhënies së lejeve mjedisore nuk e implikon ministrin në proces.

“Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, procesi për pajisje edhe me leje mjedisore nuk e implikon ministrin direkt në proces, pasi rruga administrative e këtyre dokumenteve zhvillohet mes departamenteve dhe Komisionit për Leje Mjedisore, duke përfunduar si proces në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, ministria në komunikatë ka thënë se KELKOS ka dështuar të marrë edhe lejen e tretë mjedisore për hidrocentralin “Lumëbardhi II”, pasi komisioni ka konstatuar që ende nuk janë përmbushur kushtet.