array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Bekim Jashari , kryetar i Komunës së Skenderajt | Foto: KALLXO.com

Rrena e Bekim Jasharit për gratë në qeverinë e Skenderajt

Deklarata

Bekim Jashari: “…Ju do të jeni pjesë e atij stafi, jo ashtu qysh e thotë ligji minimum 30%, por unë besoj që ai do të jetë vetëm minimum, pragu, por besoj do të jeni edhe 50%”.

 

Bekim Jashari

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Krypometri vlerëson deklaratën e Bekim Jasharit si rrenë të kryptë, për shkak që kishte premtuar se stafi i tij do të ishte deri në 50% i përbërë nga gratë. Ai e ka kompletuar stafin e tij udhëheqës në komunë, duke i emëruar vetëm 2 gra nga 9 drejtori sa i ka komuna e Skenderajt. Në përqindje i bie vetëm 22% e pozitave të drejtorive janë gra.

Artikulli

Kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar jo 30%, por deri 50% gra në stafin e tij me të cilët do të qeverisë Skenderajin.

“Ju kam premtu të gjithëve që nëse është kismet me qenë Bekimi kryetar komune pas 22 tetorit, pasi ta bëjë stafin tim me të cilët unë mendoj me punu, që besoj edhe Ju do të jeni pjesë e atij stafi, jo ashtu qysh e thotë ligji minimum 30%, por unë besoj që ai do të jetë vetëm minimum, pragu, por besoj do të jeni edhe 50%”, kishte thënë Jashari gjatë fushatës zgjedhore [shih KËTU nga minuta 1:35}.

Së fundmi, Jashari e ka kompletuar ekipin e drejtorëve, që është kryesori për qeverisjen e Komunës.  Nga nëntë drejtori sa ka Skenderaj, Jashari ka emëruar vetëm dy drejtoresha. Drejtoria e Urbanizimit ka në krye Sanie Ahmetin, ndërsa drejtoria për Gjeodezi e Kadastër ka në krye Sandra Fazliun. Shtatë drejtoritë tjera udhëheqin nga burrat.

  1. Administratë – Haxhi Deliu
  2. Arsim – Bekim Latifi
  3. Kulturë, Rini, Sport – Ramiz Shala
  4. Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale – Osman Veliu
  5. Financa, Ekonomi dhe Zhvillim – Mehmet Berisha
  6. Urbanizëm – Sanije Ahmeti
  7. Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë – Sandra Fazliu
  8. Bujqësi – Sokol Sallahu
  9. Shërbime Publike – Ibush Hetemi

https://www.youtube.com/watch?v=LydJejzyYNc – min 1:35