array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Armend Zemaj. Foto: Urim Krasniqi/Kallxo.com

Rrena e Armend Zemajt për votat e LDK-së në Podujevë

Deklarata

Armend Zemaj (01.12.2020) -“Nëse e shohim me numër të votave, votat janë të numrit të njëjtë si në vitin 2019 që i ka LDK, është ai numër i votave”

Vlerësimi

Rrenë

Sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, LDK-ja në Podujevë në zgjedhjet e 29 nëntorit të këtij mori 12,627 vota apo 35.8%.Ndërkaq, në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit 2019, sipas KQZ-së, LDK-ja në Podujevë i ka marrë 15,094 vota, apo 37.93%.

Artikulli

Ministri i Shëndetësisë, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka deklaruar se në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës, partia e tij nuk ka humbur vota, por kandidati. Mirëpo rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve, tregojnë që deklarata e Zemajt nuk është e vërtetë.

LDK-ja të dielën më 29 nëntor e humbi qeverisjen në bastionin e saj, pasi në Podujevë fitoi pa balotazh Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kurse, Armend Zemaj nga LDK-ja, duke komentuar zgjedhjet e së dielës në Podujevë tha se LDK-ja nuk ka humbur vota, pasi sipas tij nëse shihen si vota, partia e tij e ka numrin e njejtë të votave sikurse në vitin 2019.

“LDK-ja s’ka humb, ka humbur kandidati. Sigurisht që është e rëndësishme, është tepër e rëndësishme. Kanë qenë zgjedhje të jashtëzakonshme, fushata e pamundshme të bëhet adekuate. Ka shumë elemente e faktorë që duhet partia t’i analizojë pse ka ardhë deri te ai rezultat. Nëse e shohim me numër të votave, votat janë të numrit të njëjtë si në vitin 2019 që i ka LDK, është ai numër i votave”, tha Zemaj në T7 më 1 dhjetor.

Në anën tjetër, sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara të enjten nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), LDK-ja në Podujevë në zgjedhjet e 29 nëntorit të këtij, me kandidatin Nexhmi Rudari mori 12,627 vota apo 35.8%.

Ndërkaq, në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit 2019, sipas KQZ-së, LDK-ja në Podujevë i ka marrë 15,094 vota, apo 37.93%.

Duke u bazuar në këto të dhëna i bie se LDK-ja në Podujevë i ka humbur 2,467 vota.

Në anën tjetër, raundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Podujevës, kandidati i LDK-së, Agim Veliu i ka marrë 18,872 vota apo 48,15%. Kurse në balotazh, Veliu i ka marrë 20,027 apo 63,78%.

Rezultatet përfundimtare, Bulliqi fitoi Podujevën me rreth 52%

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian”.