array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Foto: Lëvizja Vetëvendosje në Facebook

Rrena e Albin Kurtit për renditjen e ‘ngujuar’ të Kosovës në raportin kundër korrupsionit

Deklarata

Albin Kurti (31.01.2023) -“Për gati një dekadë Kosova ishte e ngujuar mes pozitave 105/104 nga viti 2012 deri në vitin 2020”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Vlerësimi

Me kos

Kosova nuk ishte ngujuar mes pozitave 105/104 nga viti 2012 deri në vitin 2020 në raportin e Organizata ndërkombëtare Transparency International për luftim të korrupsionit. Në vitin 2019 kur Qeveria drejtohej nga Ramush Haradinaj, Kosova kishte marrë 39 pikë dhe ishte renditur në vendin e 101-të. Ndërsa në vitin 2018, kur Kosova qeverisej nga Ramush Haradinaj kishte marrë 37 pikë dhe kishte dalë e 93-ta. Në vitin 2017, kur Kosova kishte dy qeveri të ndryshme dhe kryeministra ishin Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj, Kosova ishte vlerësuar me 39 pikë dhe ishte renditur në vendin e 85-të apo vetëm një pozitë më poshtë se sa në vitin 2022. Në vitin 2016, TI e kishte renditur Kosovën në vendin e 95-të me 36 pikë. 

Artikulli

Organizata ndërkombëtare Transparency International ka publikuar raportin e vitit 2022 për luftën kundër korrupsionit.

Në këtë raport Kosova është renditur e 84-ta nga 180 shtete, me gjithsej 41 pikë. Sipas metodologjisë së TI, 100 pikë është i pastër ndërsa 0 pikë është shumë i korruptuar.

Pas publikimit të raportit nga TI, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë në Facebook, renditjen e Kosovës nga Transparency International.

Kurti ka deklaruar se Kosova ishte ngujuar për gati një dekadë mes pozitave 104 e 105.

“Për gati një dekadë Kosova ishte e ngujuar mes pozitave 105/104 nga viti 2012 deri në vitin 2020. Për vetëm dy vite të qeverisjes sonë jemi përmirësuar për 20 vende, nga vendi 104 sa ishim në 2020 në vendin 84 në vitin 2022” – ka shkruar në postimin e Kurtit.

Por raportet ndër vite të Transparency International tregojnë se Kosova nuk ka qenë e ngujuar mes pozitave 105/104 gjatë periudhës 2012-2020, siç ka thënë kryeministri Kurti.

Sipas raporteve të TI, Kosova ka lëvizur nëpër vende të ndryshme nga viti 2012 deri në vitin 2022. 

Përveç vitit 2022, kur Kosova është renditur më së miri në dekadën e fundit, në vitin 2017 kur Kosova pati dy qeveri të ndryshme me dy kryeministra të ndryshëm, Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn, ishte renditur ngjashëm, e 85-ta me 39 pikë. 

Në vitin 2021, Kosova ishte vlerësuar me 39 pikë dhe ishte renditur në vendin e 87. Në vitin 2020, kishte marrë 36 pikë dhe ishte renditur në vendin 104. Në vitin 2019 kishte marrë 39 pikë dhe ishte renditur në vendin e 101-të. Ndërsa në vitin 2018, Kosova kishte marrë 37 pikë dhe kishte dalë e 93-ta. Në vitin 2017, Kosova ishte vlerësuar me 39 pikë dhe ishte renditur në vendin e 85-të. Në vitin 2016, TI e kishte renditur Kosovën në vendin e 95-të me 36 pikë. Në raportin e vitit 2015, Kosova kishte dalë e 102-ta me 33 pikë. Në vitin 2014, Kosova ishte renditur e 110-ta me 33 pikë, në vitin 2013 e 111-ta me 33 pikë ndërsa në vitin 2012, TI e kishte renditur Kosovën në vendin e 105-të me 34 pikë.