array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Rrena e Agim Bahtirit për Shakirën

Deklarata

Agim Bahtiri: Unë mendoj se Ura e Ibrit është e dobishme që të hapet në mënyrë solemne dhe askush nuk do e bënte më mirë se një këngëtare e famës botërore që e lë anash politikën dhe bashkon të rinjtë e të rejat në koncertin e saj. Po ashtu edhe ura do ta mbajë emrin e saj dhe me krenari madje. Ne jemi përcaktuar që ajo të jetë Shakira dhe kemi negociuar me të po presim rezultate pozitive.

 

Agim Bahtiri

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Shakira nuk do të vijë në Mitrovicë për të mbajtur një koncert me rastin e hapjes së urës së Mitrovicës. As ura nuk do të mbajë emrin Shakira. Bahtiri dështimin e koncertit të Shakirës e ka bërë me mungesën e sigurisë së plotë, e cila ka munguar në atë pjesë edhe në kohën kur është bërë premtimi për koncert.

Artikulli

Më 17 tetor të këtij viti, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri kishte dalë me një ide interesante në lidhje me hapjen e Urës së Ibrit që ndan Mitrovicën Jugore dhe atë Veriore.

Ai, në emisionin “Imazh” të RTK-së kishte thënë se hapja e urës do të bëhet nga këngëtarja e famshme botërore Shakira.

“Unë mendoj se Ura e Ibrit është e dobishme që të hapet në mënyrë solemne dhe askush nuk do e bënte më mirë se një këngëtare e famës botërore që e lë anash politikën dhe bashkon të rinjtë e të rejat në koncertin e saj. Po ashtu edhe ura do ta mbajë emrin e saj dhe me krenari madje. Ne jemi përcaktuar që ajo të jetë Shakira dhe kemi negociuar me të po presim rezultate pozitive”, kishte thënë Bahtiri.

Ura është bërë simbol i ndarjes së qytetit që nga viti 1999, kur përfundojë lufta në Kosovë. Ajo ka qëndruar e mbyllur për shumë kohë, ndërsa një projekt i mbështetur nga BE-ja ende nuk është finalizuar, përkundër shumë premtimeve.

Bahtiri së fundmi ka thënë se Shakira nuk do të vie për t’i kënduar Mitrovicës.

“Do ta mbajmë një koncert, por jo të atij niveli që e kam menduar”, ka thënë Bahtiri.

Ai ka thënë se tashmë ardhja e Shakirës nuk është në plan.

“Nuk përjashtohet me ardhë, mirëpo nuk është në plan për momentin për arsye se të vije Shakira në ketë gjendje, ju duhet të dini që ajo do siguri të plotë dhe atë nuk mund t’ia sigurojmë për momentin dhe një këngëtare e tillë don siguri të plotë”, ka thënë ai.

Bahtiri tashmë po flet për idenë e koncertit si diçka e kaluar.

“Komunikimi ka qenë më të, kemi biseduar nuk po hy më thellë, por iniciativa ka qenë e mirë për Shakirën, këtë ide nuk e kam pas vetëm unë, por edhe organet tjera jokosovare. Nuk kam qenë i vetmuar në këtë iniciativë, kjo ka qenë për atë kohë, por nëse kjo do të bëhej në atë kohë do të kishte me qenë rezultat i fuqishëm, sepse do të ishte nderë me pas ura emrin ‘Shakira’, por edhe për të do të ishte nderë”, tha ai.

Idenë e hapjes së urës Bahtiri e zëvendësoi me një tjetër: atë të ‘bashkimit’ të qytetit.

Kjo ide atij i erdhi menjëherë pas dorëheqjes së kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

Ai, pas kësaj kërkoi ndryshimin e Ligjit për Kufijtë Administrativ të Komunave më qëllim ‘bashkimin’ e Mitrovicës, gjë për të cilën mori mbështetjen e Kuvendit Komunal por jo atë të Qeverisë së Kosovës.

Bahtiri nuk u dorëzua. E ka iniciuar një peticion për bashkimin e Mitrovicës.

“Sot ju kam ftuar që mbi bazën e demokracisë dhe funksionalizimit të vendit të bëjmë një peticion për të shfuqizuar vendimin e marrë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe të mundësojmë bashkimin e Mitrovicës”, ka thënë Bahtiri.