array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Agim Ademi, kryetar i FFK-së. Foto: Kallxo.com

Rrena e Agim Ademit për vendimin e Supremes

Deklarata

Me aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, sot u konfirmua pafajësia ime në lidhje me pretendimet e pabazuara të Prokurorisë së Republikës së Kosovës.

Agim Ademi

Vlerësimi

Rrenë

Gjykata Supreme nuk e ka vërtetuar pafajësinë e të akuzuarit Agim Ademi dhe as nuk e ka liruar nga akuzat të akuzuarin Agim Ademi, por ka kthyer rastin në rigjykim shkallës së parë, Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Artikulli

Gjykata Supreme e Kosovës ditë më parë ka njoftuar se është kthyer në rigjykim rastin ndaj kryetari të FFK-së Agim Ademi për veprën penale detyrim në tentativë.

Ademi më 5 korrik të vitit 2019 ishte dënuar me 9 muaj burgim për detyrim në tentativë, ndërsa Muhamet Rama, po ashtu i akuzuar në këtë rast ishte dënuar me 1 vit burgim.

Rreth 7 muaj më vonë, Gjykata e Apelit e kishte vërtetuar vendimin e mësipërm duke i shpallur fajtorë të akuzuarit për detyrim në tentativë.

Këtë vendim e hodhi poshtë Gjykata Supreme, ndërsa urdhëroi që gjykimi për këtë rast të nis nga fillimi.

Kryetari i FFK-së Agim Ademi, akuzohet se ka kryer veprën penale në periudhën kohore nga 12 korriku i vitit 2012 e deri më 12 shtator të po të njëjtit vit, ndërsa në atë kohë i njëjti nuk kishte detyrën e kryetari të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sot nëpërmjet një njoftimi zyrtar të lëshuar nga FFK-ja kryetari Agim Ademi ka përcjellë një mesazh duke thënë se “Me aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, sot u konfirmua pafajësia ime në lidhje me pretendimet e pabazuara të Prokurorisë së Republikës së Kosovës “.

Në këtë komunikatë zyrtare gjithashtu kryetari i FFK-së, ka shkruar se “Që nga fillimi i këtij procesi penal, kam qenë i bindur në pafajësinë time dhe besimin në drejtësi, të cilën e vërtetoi edhe Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës”.

Mirëpo në vendimin e Gjykatës Supreme nuk është konstatuar pafajësi a të akuzuarit Agim Ademi, por as nuk është vërtetuar dënimi i shqiptuar nga Gjykata Themelore dhe e vërtetuar nga Gjykata e Apelit.

Gjykata Supreme nuk e ka liruar nga akuzat Agim Ademin, por ka anuluar vendimet e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe të Gjykatës së Apelit, ndërsa e ka kthyer rastin në rigjykim në Gjykatën e shkallës së parë.

Aktakuza ndaj Agim Ademit është ende në fuqi, dhe ndaj tij do të zhvillohet përsëri gjykimi për të njëjtat akuza, deri në një vendim tjetër të Gjykatës Themelore të Prishtinës, ndërsa kryetarit të Federatës së Futbollit, Agim Ademit do t’i duhet të përballët sërish me Gjykatën e Prishtinës nën akuzën për detyrim në tentativë.

 

 

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.