array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti | Foto: Atdhe Mulla

Rrena dyfishtë për ndërtimin e palestrës sportive në Viti

Deklarata

Sokol Haliti në 2017: Palestra qendrore ka filluar dhe besoj që vitin e ardhshëm (2018) do ta kemi të gatshme

Sokol Haliti në 2018: Në vitin 2019 do të jetë gati palestra. Janë kryer 1/2 e punëve të vrazhda. Jo, nuk ka përfunduar ndërtimi i palestrës qendrore sportive në Komunën e Vitisë.

 

Sokol Haliti

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Kryetari i Komunës së Vitisë kishte dhënë premtim të rremë në fushatë se palestra do të përfundohej brenda vitit 2018, pasi kontrata e nënshkruar në prill të 2017 parashihte që finalizimi i saj do të zgjaste 702 ditë. Pra, edhe nëse këto do të ishin ditë kalendarike, prapë e njëjta nuk mund të finalizohej brenda 2018-ës. Komuna e Vitisë e ka dhënë edhe një premtim për finalizim të punimeve në vitin 2019, por edhe ai rezulton të jetë i rremë. Tash Komuna thotë se punimet do të kryhen në vitin 2020. Premtimi i tretë do të monitorohet nga KRYPOMETRI.

Artikulli

Palestra sportive qendrore në Komunën e Vitisë ende vazhdon të jetë e papërfunduar. Komuna e Vitisë vazhdimisht e ka prolonguar kohën e finalizimit të punimeve në kët palestër.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në debatin për kryetar të komunave ‘Debat Përnime’, kishte deklaruar se qytetarët do të bëhen me palestër qendrore në vitin 2018.

“Palestra qendrore ka filluar dhe besoj që vitin e ardhshëm (2018) do ta kemi të gatshme”, ka deklaruar Haliti në debatin i cili është realizuar në fund të vitit 2017.

Ky premtim nuk është mbajtur, ndërsa komunës së Vitisë kishte thënë se në vitin 2019 do të finalizohej.

“Në vitin 2019 do të jetë gati palestra. Janë kryer 1/2 e punëve të vrazhda”, potencohej në përgjigjen e Komunës së Vitisë në shtator të vitit 2018.

Në fillim të muajit maj të këtij viti, Kallxo.com ka dërguar pyetje në Komunën e Vitisë për t’i pyetur nëse kjo palestër ka përfunduar siç edhe kishin deklaruar në përgjigjen e tyre në vitin 2018.

“Jo, nuk ka përfunduar ndërtimi i palestrës qendrore sportive në Komunën e Vitisë”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Vitisë për Kallxo.com.

Sipas tyre punimet kanë arritur deri në përfundim të punimeve të vrazhda. Komuna e Vitisë ka thënë për Kallxo.com se sipas ecurive të punimeve pritet që projekti të përfundojë në afatin e paraparë.

“Punimet pritet të përfundojnë sipas planit dinamik në fund të vitit 2020”, përfundon përgjigja e Komunës së Vitisë.

Kontrata për projektin e palestrës qendrore në Komunën e Vitisë është nënshkruar me 11 prill të vitit 2017 dhe sipas planit dinamik ajo do të duhej të përfundonte brenda 701 ditëve.

Ndërtimi e palestrës qendrore do t’i kushtojë 1.5 milionë euro Komunës së Vitisë.

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.

Rrena e Sokol Halitit për palestrën e sportit