array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani | Foto: KALLXO.com

Rrena Begzad Sinanit për Shitjen e Xhipit

Deklarata

Begzad Sinani: Në gjashtë javët e para, unë do ta largoj këtë xhip të komunës, do ta shes në ankand publik me procedurë.

Begzad Sinani

Vlerësimi

Me kos

Komuna përveç që nuk ka arrit me shitu Xhipin, në vitin 2014, e kanë blerë edhe një veturë “Shkoda Octavia”, me vlerë 20 mijë euro (19 mije e 500). Xhipi i cili ka dalë dy herë në ankand i është dhënë për përdorim zyrtarëve të Komunës, kut ata kanë nevojë me e përdorë. Përkundër tentativave, mos-shitja e Xhipit vlerësohet si zotim i pa-mbajtur dhe rrjedhimisht rrenë me kos.

Artikulli

Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani në vitin 2013 në emisionin “Zgjedhjet Lokale 2013 – Kamenicë” pati premtuar që në gjashtë javët e para të qeverisjes së tij do ta shiste xhipin luksoz i cili ishte blerë nga paraardhësi i tij, Shaip Surdulli.  Madje, ai kishte premtuar se mjetet nga shitja e veturës mjetet do t’i ndante për sportistët dhe skamnorëve.

“Hapi i parë, në gjashtë javët e para unë do ta largoj këtë xhip të komunës, do ta shes në ankand publik me procedurë, nuk kam nevojë për xhip, domethënë është një kryetar që nuk ka nevojë të shëtitet në xhip”, pati premtuar Begzad Sinani.

Sinani ishte zgjedhur kryetar i Komunës së Kamenicës, por nuk kishte arritur të shiste Xhipin luksoz të Komunës.

Vetura ishte blerë në vitin 2011, pas një procedure të hapur të prokurimit që ishte iniciuar nga Komuna e Kamenicës.

Komuna përveç që nuk ka arritur ta shesë Xhipin, në vitin 2014 e kishte blerë edhe një veturë “Shkoda Octavia”, me vlerë 20 mijë euro (19 mije e 500). Xhipi i cili ka dalë dy herë në ankand i është dhënë për përdorim zyrtarëve të Komunës, kut ata kanë nevojë ta përdorin.

Pra komuna s’ka marrë pare prej shitjes së xhipit, e në anën tjetër e ka blerë një veturë tjetër 20 mijë euro.

Pasi shitja e xhipit luksoz nuk ka ndodhur KALLXO.com e vlerëson deklaratën e Begzad Sinanit si “rrenë me kos”.

Kamenica është komuna me më së paku investime në rang vendi. Kamenica për vitin e ardhshëm ka vetëm 124 mijë euro për investime kapitale. Kaçaniku me 34 mijë banorë (numër të ngjashëm të banorëve me Kamenicën) ka 1.1 milion euro investime kapitale, 10 herë më shumë investime se Kamenica.