array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Ripublikohet artikulli i publikuar në kohë të pandemisë

Deklarata

Detyra e parë e shkollës i përloti të gjithë; Përgjigja e këtij vogëlushi është ajo e shumicës së shqiptarëve

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “Detyra e parë e shkollës i përloti të gjithë; Përgjigja e këtij vogëlushi është ajo e shumicës së shqiptarëve” është i rremë. Në artikull nuk është ofruar asnjë dëshmi që e mbështet konstatimin se detyra e parë ka përlotur të gjithë. Përveç kësaj, artikulli është publikuar në vitin 2020, në kohën kur bota ishte prekur nga pandemia, ndërsa tash është ripublikuar si lajm i ri.

Artikulli

Më 20 mars 2023 faqja e internetit “viraln23.com” ka shpërndarë një artikull me titull: “Detyra e parë e shkollës i përloti të gjithë; Përgjigja e këtij vogëlushi është ajo e shumicës së shqiptarëve”.

Ky artikull është shpërndarë edhe nga faqet e Facebook-ut si: Këshilluesi, Tradita Shqiptare, FAKTI, Ideplus dhe gazetajone.com, korrektpress.net, the-living-media.com.

Në artikull është publikuar një fotografi që pretendohet të jetë një fletore hartimi e një nxënësi ku ai ka shkruar se pushimet verore i ka kaluar në shtëpi dhe se nuk ka pasur lodër.

“Prej shumë vitesh, detyra e parë në shkollë është shpesh një hartim për pushimet ose disa pyetje nëse fëmijët janë më të vegjël. Ndonjëherë nga përgjigjet e tyre duket sikur ka një garë cili ka vizituar më shumë vende por këtë vit nuk ka ndodhur kështu! Një fotografi me një shkrim, përgjigjet e së cilës i ka dhënë një fëmijë në shkollën fillore: Këto përgjigje janë ato që shumica e shqiptarëve kanë dhënë dhe në sondazhe të shumta përsa i përket pushimeve të këtij viti kaq të vështirë./Albanian Education” – thuhet në artikull.

Mirëpo, në asnjë pjesë të artikullit nuk tregohet asnjë provë që dikush është përlotur prej këtij hartimi.

Përveç kësaj, artikulli për herë të parë është publikuar në vitin 2020 dhe është ripublikuar së fundmi. Në artikull nuk është dhënë asnjë detaj që e bën të besueshëm pretendimin se është shkruar nga një fëmijë: nuk është treguar shkolla, qyteti apo mosha e fëmjës.