array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Ripublikimi i rrëfimit të nënës për djalin e saj gay në Paradën e Krenarisë të mbajtur në qershor

Deklarata

Rrëfimi i nënës shqiptare kur e ka kuptuar se djali i saj është gɑy

Faqe në Facebook

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Në artikull thuhet se “njëra nga pjesëmarrëset e “Paradës së Krenarisë” sot ka qenë edhe Shemsije Musa-Çerkini”. Ky publikim është pjesërisht i rremë, pasi në ditën e publikimit të artikullit, me 5 shtator 2022, nuk është mbajtur Parada e Krenarisë. Parada e Krenarisë është mbajtur me datë 9 qershor 2022. Gazetarët obligohen të tregojnë kohën kur është dhënë deklarata, pa i shtrembruar ato dhe pa i vënë në kurrfarë konteksti tjetër.

Artikulli

Faqja e internetit lexo.weblajme.com më 5 shtator 2022 e ka publikuar lajmin me titull “Rrëfimi i nënës shqiptare kur e ka kuptuar se djali i saj është gɑy”.

Brenda tekstit thuhet se “Njëra nga pjesëmarrëset e “Paradës së Krenarisë” sot ka qenë edhe Shemsije Musa-Çerkini”.

Ky informacion është i rremë, pasi “Parada e Krenarisë”, është më mbajtur me 9 qershor 2022 e jo më 5 shtator siç thuhet në tekst.

I njëjti artikull është shpërndarë në disa faqe në Facebook: Onpress, Muzika Shqiptare, Lajme Al.

Më 9 qershor 2022 të këtij viti, organizimi “Parada e Krenarisë”, kishte mbledhur qindra persona të cilët nën tingujt e muzikës dhe praninë e ngjyrave kanë marshuar e vallëzuar në sheshet e kryeqytetit.

Shemsije Musa Çerkini, prind i një djali gay, atë ditë ka kërkuar nga familjet dhe shoqëria që personat e komunitetit LGBTQI+ të pranohen me zgjedhjet e tyre.

Shemsije Musa-Çerkini në emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se ka dalë në paradë për ta mbrojtur fëmijën e saj.

“Unë sot isha në paradë për ta mbrojtur fëmijën tim dhe për t’u dhënë përkrahje të gjithë fëmijëve që nuk e marrin prej prindërve të vet. Kam dashtë thjesht me përçu një mesazh që prindërit duhet me qenë krenarë që kanë fëmijë çfarëdo qofshin ata, qysh ata ndihen rehat në lëkuren e vet pa i paragjykuar”- pati deklaruar ajo.