array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

 Rekomandime të rreme për shërim të arterieve të bllokuara 

Deklarata

Mjekët: “Mos provoni asgjë tjetër”, ja 2 shërimet BIO për arteriet e bllokuara

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli me titullin “Mjekët: “Mos provoni asgjë tjetër”, ja 2 shërimet BIO për arteriet e bllokuara” është i rremë. Titulli citon mjekë, por brenda tekstit nuk tregohet se kush janë mjekët që thonë të përdoren 2 metoda bio për të parandaluar sulmin kardiak. Kardiologu, Gojart Pllana tha se në librat e kardiologjisë nuk ka lexuar asnjëherë për metoda të tilla për hapjen e arterieve të zemrës.

Artikulli

Shkruar nga Vlera Shabani

Më 4 maj 2018, faqja e internetit “Shqiptari.net” ka publikuar artikullin me titullin “Mjekët: Mos provoni asgjë tjetër, ja 2 shërimet BIO për arteriet e bllokuara”.

I njëjti artikull është shpërndarë me 24 nëntor 2022 në Facebook, por kur klikoni mbi lajmin hapet një reklamë e faqes e cila tenton që t’i marrin lexuesit të dhënat.

Edhe pse në titull paralajmërohet se do të ofrohen dy mënyra për shërim të arterieve të bllokuara që janë sugjeruar nga mjekët, kjo gjë nuk është pasqyruar në artikull.

Në artikull nuk është cituar asnjë mjek apo punim shkencor që mund të mbështesë konstatimet se arteriet e zemrës mund të mbahen të hapura përmes dy ilaçeve që mund të përgatiten në kushte shtëpie.

Gojart Pllana, kardiolog tha për KALLXO.com se nëpër librat që bazohen në shkencën e kardiologjisë nuk ka lexuar asnjëherë për ndonjë metodë të tillë për hapjen e arterieve të zemrës.